Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A e ke ditur?

A e ke ditur?

librat

Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se ka thënë: E dëgjova të Dërguarin e Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) duke thënë: Prej njerëzve të parë ndaj të cilëve do të shpallet dënimi në Ditën e Gjykimit do të jetë dëshmori (shehidi). Ai do të sillet dhe Allahu do t’ia bëjë të njohura të mirat që i ka bërë e ai do t’i pranojë ato. (Allahu i Madhëruar) do t’i thotë: “për çfarë i bëre këto?” Ai do t’i përgjigjet: “Luftova për hir Tënd derisa rashë dëshmor” (Allahu) do t’i thotë: “Gënjen! Luftove që të tjerët të thonë: Është guximtar!” Dhe vërtet ashtu thanë të tjerët për ty. Pastaj do t’u urdhërohet (engjëjve) që ta tërheqin zvarrë me fytyrë përtokë derisa të hidhet në zjarr. Njeriu tjetër do të jetë dijetari, i cili ka studiuar dijeninë, i ka mësuar të tjerët dhe gjithashtu e ka lexuar Kuranin. Ai do të sillet dhe All-llahu do t’ia bëjë të njohura të mirat që i ka bërë, e ai do t’i pranojë ato. (Allahu i Madhëruar) do të thotë: “Çfarë bëre me këto mirësi?” Ai do të thotë: “Studiova diturinë dhe ua mësova të tjerëve, e gjithashtu edhe e lexova Kuranin për hir Tënd.” Allahu do t’i thotë: “Gënjen! Studiove diturinë vetëm që të tjerët të thonë: Ky është njeri i ditur. Lexove Kuranin që të thonë për ty: Lexues Kurani” Dhe vërtet ashtu të thanë njerëzit. Pastaj do t’u urdhërohet (engjëjve) që ta tërheqin zvarrë me fytyrë përtokë derisa të hidhet në zjarr. Njeriu i tretë do të jetë pasaniku, të cilin Allahu e kishte bërë të pasur duke ia “dhënë të gjitha llojet e pasurisë. Ai do të sillet dhe Allahu do t’ia përmendë ato e ai do t’i pranojë. I Madhëruari do t’i thotë: “Çfarë bëre me to?” Ai do të përgjigjet: “Nuk lash vend ku Ti dëshiron që ajo të shpenzohet veçse e shpenzova për hir Tëndin.” Allahu do t’i thotë: “Gënjen! E ke shpenzuar pasurinë vetëm që të thonë për ty se je dorëdhënë!” Dhe vërtet ashtu thanë. Pastaj do t’u urdhërohet (engjëjve) që të tërhiqet zvarrë me fytyrë përtokë derisa të hidhet në zjarr.”
(Muslimi nr. 1905,)

Një shkrim tjetër i dobishëm  MOS E PËRZË TË MJERIN NGA DERA
Tags:

Categories

Archives