Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A e godet njeriun mësyshi? Si shërohet prej tij?

A e godet njeriun mësyshi? Si shërohet prej tij?

pyetje pergjigje

Përgjigje: E kemi parë të gjithë se mësyshi është realitet me argumente sheriati dhe me vetë shqisat tona. All-llahu, azze ue xhel-le, ka thënë: “E ata që nuk besuan gati se të zhdukin me shikimet e tyre… ” (el-Kalem 51). Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, dhe të tjerë gjatë komentimit të këtij ajeti kanë thënë: “të marrin mësysh me sytë e tyre”.
Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, thotë: “Mësyshi është realitet, nëse ka diçka që e kalon kaderin, ajo është mësyshi. Prandaj nëse kërkohet prej juve që të pastroheni, pastrohuni!”1 Transmeton Muslimi.
Prej argumenteve është edhe ajo që e transmetojnë Nesaiu dhe Ibën Maxhe se Amër ibën Rebiah kaloi pranë Sehël ibën Hanifit që ishte duke u larë dhe tha: “Nuk kam parë si sot, me këso lëkure të ruajtur”. Pas pak kohe Sehli ra përtokë dhe e sollën te Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, e i thanë: -Ka ra në baltë të hollë dhe ishte si i vdekur.- Tha: -Kë e akuzoni për këtë? -Thanë: -Amir ibën Rebian,- Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, tha: -”Pse dikush nga ju e mbyt vëllain e tij, kur dikush të shohi diçka të mirë te vëllai i tij, le të lutet për të me bereqet”.*

Pastaj urdhëroi të sillet ujë dhe e urdhëroi Amirin që të merr abdest, të lajë fytyrën, krahët gjer në bërryl, gjunjët e tij dhe brendësinë e izarit, pastaj urdhëroi që me atë ujë (të përdorur) të lahet Sehli.
Po ashtu që mësyshi është realitet argumenton vetë realiteti në të cilin jetojmë dhe këtë nuk ka të drejtë askush ta mohojë.

Nëse dikujt i ndodh kjo, atëherë ai duhet të përdorë shërimet e sheriatit, ato janë:

Një shkrim tjetër i dobishëm  A bën të lahen dhëmbët gjatë agjërimit?

l. Leximi i Kur’anit. Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Nuk bëhet rukje (lexim) përveç për mësyshin ose helmimin”1. Buhariu (5704) dhe Muslimi (216).

Edhe Xhibrili i bënte rukje Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, i thonte: “Bismil-lahi erkike, min kul-li shej’in ju’dhike, min sherri kul-li nefsin, eu ajnin hasidin, All-llahu jeshfike, bismil-lahi erkike” (Në emër të All-llahut të bëj rukje, nga çdo e keqe që të dëmton, nga sherri i çdo shpirtit ose syrit ziliqar, All-llahu të shëron, në emër të All-llahut të bëj rukje”. Muslimi (2186).

2. Kërkimi që të pastrohet ai që ka marrë mësysh, siç ishte rasti me Amir ibën Rebian, e pastaj me atë ujë të lahet i sëmuri.
E sa i përket marrjes së ujit me të cilin është pastruar pas kryerjes së nevojës së madhe apo të vogël, kjo nuk ka kurrfarë baze.
Ajo që dihet është ajo që u përmend më parë. All-llahu e di më së miri.

Në mbrojtjen nga mësyshi nuk ka gjë të keqe dhe kjo nuk është në kundërshtim me tevekkulin, përkundrazi, kjo është tevekkul.
Sepse tevekkuli është mbështetja në All-llahun, azze ue xhel-le, duke i vepruar shkaqet e lejuara apo të urdhëruara.
Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, kërkonte mbrojtje për Hasanin e Husejnin kur thoshte: “Uidhukuma bikelimatil-lahi-t- tammeh, min kul-li shejtanin ve hameh ue min kul-li ajnin lameh” (E lus All-llahun që t’ju mbrojë me fjalët e Tij të plota nga çdo shejtan, nga çdo dyshim i tij dhe nga çdo sy i keq). Ibën Maxhe (3527).
Dhe thonte se me këto fjalë edhe Ibrahimi, alejhi selam, kërkonte mbrojtje për Is’hakun dhe Ismailin alejhi selam], transmeton Buhariu.

SHEJH UTHEJMIN ALLAHU E MESHIROFTE.

Tags:

Categories

Archives