Monday, 16/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

E drejta e shtratit



E drejta e shtratit

lule mbretereshe
• TË DREJTAT E PËRBASHKËTA • ..(36)
? E drejta e shtratit ?

Një e drejtë tjetër është edhe e drejta e shtratit. Njësoj si për burrin ashtu edhe për gruan është detyrë që ta ruajnë këtë të drejtë me qëllim që ta mbrojnë njëri-tjetrin nga rënia në imoralitet. Disa dijetarë kanë thënë se një nga qëllimet e martesës është që bashkëshortët ta ruajnë veten tyre pikërisht nga imoraliteti. I Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Çdokush që ka mundësi t’i përballojë shpenzimet e martesës, le të martohet; sepse martesa ua mbron më shumë shikimin dhe organin gjenital.”
Mbrojtja e syrit nga shikimet e ndaluara realizohet më lehtë nga ata bashkëshortë që respektojnë të drejtat e njëri-tjetrit. I Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Gjatë marrëdhënieve intime që bën secili prej jush me bashkëshorten e tij ka sadaka.” I thanë: “O i dërguari i Allahut! Edhe kur ndonjëri prej nesh përmbush dëshirat e tij do të ketë shpërblim për këtë?” Ai u përgjigj: “Nëse do e bënte këtë në formë të jashtëligjshme a do të kishte për këtë mëkat?”
Allahu i lartmadhëruar e vlerëson duke e shpërblyer atë burrë që e ruan të shoqen nga zinaja. Kjo është bamirësi ndaj gruas pasi e ruan atë nga harami dhe të ndaluarat dhe e bën të përqendrohet në rrugën e Allahut. Si burri ashtu edhe gruaja e kanë për detyrë që ta ndihmojnë njëri-tjetrin në këtë pikë. Pra, secili prej tyre le të zbukurohet dhe rregullohet në mënyrë që të mjaftohen me njëri-tjetrin, të mbrojnë shikimin dhe të mbrojnë njëri-tjetrin nga rënia në mëkat. Për këtë, I dërguari i Allahut (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “ të vërtetën e ka thënë Selmani, vërtetë ndaj gruas tënde ke detyrime”.
Kur Selmani e pa Umu derdanë të pazbukuruar dhe të veshur keq, ai e pyeti për këtë dhe ajo i tha: “Ebu Derda nuk ka nevojë për të. “ kur erdhi Ebu Derdaja, Selmani e këshilloi dhe i tha: Vërtet ndaj vetes tënde, ndaj bashkëshortes tënde dhe ndaj familjes tënde ke detyrime. Prandaj jepi çdokujt të drejtën që i takon. “ Ebu derdaja shkoi tek i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të) dhe i tregoi çfarë ndodhi. Pastaj Profeti (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të) i tha: “Të vërtetën e ka thënë Selmani: ndaj vetes tënde ke detyrime dhe ndaj bashkëshortes tënde ke detyrime.” Kjo ndodhi kur Selmani e pa gruan e tij të veshur keq dhe kështu ajo nuk e kishte përmbushur detyrën ndaj bashkëshortit të saj. Selmani kuptoi se pas kësaj qëndron diçka, prandaj ai deshi ta zbulonte se çfarë i kishte ndodhur vëllait të tij, ndaj dhe e pyeti. Kur pa se ai kishte mangësi, e këshilloi vëllanë e tij dhe i sqaroi atij se përmbushja e detyrës ndaj bashkëshortes është detyrë për të, prandaj siç afrohesh tek Allahu me ruku e sexhde, po ashtu i afrohesh Atij me ruajtjen e vetes nga e ndaluara. Bindja ndaj Allahut realizohet me dy gjëra: me kryerjen e urdhëresave dhe me largimin ndaj ndalesave. Imoraliteti është prej rrëshqitjeve të mëdha, është një veprim i turpshëm dhe tepër i urryer. Ai prek nderin e muslimanëve dhe e prish prejardhjen e tyre. Prej këtij mëkati rrjedhin probleme shumë të rënda. Allahu i çon skamje, mundime, sëmundje dhe përfundime shumë të këqija atij që bën imoralitet.
E kush tjetër pas Allahut e ruan burrin nga ky mëkat përveçse gruaja e mirë? Po gruan, kush e ruan përveç burrit të mirë, aq më tepër në këto kohë të mbushura plot trazira? Gruaja duhet të kujdeset për të bërë shkaqet, si për shembull, të zbukurohet në mënyrë që bashkëshorti ta gjejë atë të këndshme. Kur ai e sheh gruan e tij tërheqëse, kjo e mbron atë nga ndikimi i të tjerave. Po kështu edhe burri duhet ta përgatisë veten për ta ruajtur gruan e tij. Ai nuk duhet të qëndrojë jashtë shtëpisë deri natën vonë, nuk duhet të kthehet i lodhur, i këputur dhe i dembelosur duke mos përmbushur kështu të drejtën e bashkëshortes së tij, duke mos i dhuruar asaj dashurinë që i takon dhe duke mos e ruajtur atë nga rënia në haram. Burri duhet programojë siç duhet kohën e tij. Orët që i takojnë familjes le t’i kalojë me familjen e tij, ndërsa gjatë orëve të punës le të punojë. Çdo gjëje dhe çdokujt le t’i japë hakun që i takon, prandaj dhe dijetarët vazhdimisht kanë porositur për programin e kohës.
——————————————————
Pjesë nga libri: “KODI I FAMILJES”
Autor: Muhamed el-Muhtar ESH- SHINKITI-
——————————————————
Vazhdojnë postimet të kapitujve tjerë, inshaAllah..









Categories

Archives