Tuesday, 21/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

E dini që janë të mira, por këto 6 përfitime për farat çia nuk ua kishin thënë



E dini që janë të mira, por këto 6 përfitime për farat çia nuk ua kishin thënë

Farat çia janë të pasura dhe sjellin përfitime për shëndetin tonë. Ky përbërës, me aromë të ngjashme me arrat, është i pasur me vitamina dhe minerale që ju ndihmojnë të humbni peshë, të reduktoni dëshirën për të ngrënë dhe të ndiheni shumë më mirë. Ja 6 përfitimet në shëndet që nuk i dinit:

Oreks: Farat çia janë të pasura me fibra. Kjo është arsyeja pse ato janë një mundësi e shkëlqyer për të frenuar dëshirën për të ngrënë. Ato janë lehtësisht të tretshme, por krijojnë një ndjenjë plotësie që ju bën të hani më pak. Rekomandohet që të hahen me stomak bosh.

Hidratim. Ato thithin ujë 10 herë më shume se sa është pesha e tyre, duke ndihmuar që të qëndroni të hidratuar. Ato rekomandohen për sportistët dhe njerëzit zakonisht shumë aktivë.

Omega 3. Farat çia janë të pasura me omega 3. Ato janë thelbësore për sistemin nervor qendror dhe qelizat e shumë organeve. Përveç kësaj, ato e mbajnë flokët dhe lëkurën të re. Ato përmbajnë omega 3 po aq sa edhe sasitë që gjenden te peshku salmon.





Energji. Farat çia përmbajnë dy herë më shumë kalium se sa banania dhe janë të pasura me proteina.

Antioksidantë. Farat çia ndihmojnë për të rregulluar florën e zorrëve dhe për të parandaluar oksidimin e qelizave. Kanë një fuqi të madhe antioksidante dhe kjo është arsyeja pse jua rekomandojmë si ilaç anti-plakje./shije.al/





Categories

Archives