Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

A e dini përse bërtasim dhe çirremi kur nervozohemi?


A e dini përse bërtasim dhe çirremi kur nervozohemi?


nervoza

Një mësues dhe burrë i mençur në shoqërinë e nxënësve të tij, iu afruan një lumi, ku gjetën një familje. Anëtarët e kësaj familjeje, dukeshin shumë të nervozuar dhe i bërtisnin njëri-tjetrit sa të mundnin.

Njeriu i urtë dhe i mençur u kthye nga nxënësit e tij dhe pasi u dhuroi një buzëqeshje, i pyeti:
“A e dini përse bërtasin njerëzit kur zemërohen?”
Pasi u menduan për një çast, njëri nga nxënësit ngriti dorën dhe tha:”Sepse humbasin qetësinë. Kjo i bën të bërtasin me sa kanë në kokë.”
Mësuesi buzëqeshi sërish dhe shtroi pyetjen tjetër:”Mirë, po përse u dashka bërtitur aq shumë, ndërkohë që personi tjetër është shumë pranë nesh?! Shumë mirë, mund t’ia themi atë që me zë të ulët dhe dashamirësi!”
Nxënësit dhanë disa përgjigje ashtu siç e mendonin, por asnjëra nuk dukej bindëse për mësuesin.
Duke parë se asnjëri nuk po jepte përgjigjen e duhur, mësuesi u tha:”Kur dy persona zemërohen dhe nevrikosen me njëri-tjetrin, u largohen zemrat. Për ta mbushur këtë distancë që krijohet mes tyre dhe për t’ua mundësuar zemrave ta dëgjojnë njëra-tjetrën, u duhet të bërtasin dhe të çirren.
A e dini çfarë ndodh kur dy persona duhen? Ata nuk çirren dhe as nuk i bërtasin njëri-tjetrit, përkundrazi, ata komunikojnë me qetësi dhe plot dashamirësi. Kjo, sepse i kanë zemrat pranë njëri-tjetrit dhe distanca mes tyre është shumë e vogël, për të mos thënë që i kanë zemrat e ngjitura.”
Duke vazhduar udhën, mësuesi u tha:”Kur e duam njëri-tjetrin, ndodh diçka akoma më e rëndësishme. Ne mund të mos na lipset as të flasim, mjaftohemi me pëshpërima. Madje, mund të them që në nivelin më të lartë, edhe pëshpërimat janë të panevojshme, mjafton thjesht një shikim në sy dhe të dy palët mirëkuptohen. E gjitha kjo, në varësi të afërsisë mes zemrave.”
Pastaj, duke u hedhur një shikim plot dashuri, mësuesi dhe burri i mençur u tha nxënësve:”Kur të bisedoni dhe debatoni me njëri-tjetrin, mos lejoni t’ju largohen zemrat dhe mos shqiptoni fjalë që vetëm sa e shtojnë distancën mes jush. Përndryshe, do të vijë një ditë kur ta shihni distancën që u ndan shumë të madhe, aq të madhe, saqë do u duket tepër e vështirë udha e kthimit!”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Falënderoji ziliqarët e tu! Aid el Karni

Elmaz Fida

 

Tags:

Categories

Archives