Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

E dini cilët janë zyrtarët më të pasur në Shqipëri?


E dini cilët janë zyrtarët më të pasur në Shqipëri?


Përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë rezultojnë të jenë ndër më të pasurit nga kategoritë e tjera të zyrtareve te shtetit. Në deklarimin e pasurive, ata deklarojnë të kenë në pronësi apartamente të shumta, dyqane që lihen me qira, makina, duke arritur edhe tek fermat bujqësore.

zyrtaret e pasur

Sipas gazetës Shqip, në llogaritë bankare të tyre shtohen me mijëra euro për çdo vit, pa llogaritur dhe shpenzimet e majme për fëmijët, të cilët kryesisht shkollohen në universitete private jashtë vendit.

Xhezair Zaganjori

Drejtuesi i Gjykatës së Lartë, Zaganjori, deklaron në vitin 2012, se pasuria e tij ka pësuar një rritje të ndjeshme. Kjo, si pasojë e rritjes së aktivitetit të tij, në mësimdhënie dhe shtesave që kanë gjeneruar llogaritë e tij bankare. Një burim i madh fitimi për të ka ardhur edhe nga botimi i një sërë librash për të drejtën. Ai ka deklaruar pagën e tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese në atë kohë me vlerë 2 080 400 lekë. Të ardhura nga mësimdhënia 1 228 000 lekë dhe rreth 5 mijë euro, e po kështu rreth 5 mijë euro të tjera nga botimi i librave, konferencat, udhëheqja e tema të diplomave etj. Në këtë deklaratë vihen re shtime në pasurinë e llogarive bankare të bashkëshortes së tij, me profesion notere, në shuma 9000 euro dhe 700 000 lekë. Këto të ardhura të konsiderueshme duket se i kanë lënë mundësinë bashkëshorteve Zaganjori të paguajnë një shumë vjetore prej 13 200 paund për shkollën e djalit të tyre në Londër.

Elvis Çefa

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa, gjithashtu ka deklaruar rritje të pasurisë së tij në vitin 2012, duke shlyer me shpejtësi këstin e fundit prej 35 772 eurosh e një kredie të marrë për një apartament të ri banimi në kryeqytet. Përveç kësaj, familja Çefa ka arritur të shtojë dhe llogaritë bankare me 1 410 000 lekë e 5000 euro dhe ka përfituar edhe një shumë prej 5000 eurosh nga shitblerja e makinave.

Bashkim Dedja

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, nisur nga deklarata e pasurisë, është një ndër anëtarët më pak të pasur mes radhëve të drejtuesve të institucioneve të drejtësisë. Ai deklaron vetëm pagën e tij neto prej 2 511 649 lekësh si drejtues gjykate dhe atë si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës prej 55 800 lekësh. Madje ai shton se pasuria e tij është pakësuar për shkak të rivlerësimit të banesës ku jeton dhe sponsorizimit të një libri.

Neshat Fana

Një shkrim tjetër i dobishëm  Walker: Shqipëria pranoi armët, të premten ju tregojmë detajet

Ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, aktualisht drejtues i Shkollës së Magjistraturës, së bashku me bashkëshorten Mirela Fana, anëtare e Gjykatës së Lartë, mund të quhen dhe familja më e pasur në sistemin e drejtësisë shqiptare. Vetëm në vitin 2012, Neshat Fana deklaron se ka kaluar në një depozitë në emër të bashkëshortes së tij gjashtë apartamente, plus depozita bankare me vlera 25 194 euro dhe 9 848 060 lekë. Madje ata deklarojnë se kanë nisur dhe kontratë porosie për ndërtim shtëpie në Dhërmi me vlerë 115 000 euro. Neshat Fana deklaron të ardhura të majme nga pagat, puna si avokat, qiratë dhe të ardhurat nga aksionet në kompani të ndryshme.

Dhurata Haveri

Gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda deklaron se në vitin 2012 ka blerë një apartament banimi me sipërfaqe ndërtimore 111,5 m2 në Shkodër, kundrejt vlerës 4.7 milionë lekë. Por për këtë blerje të rëndësishme, Haveri gjithashtu nuk ka marrë kredi bankare, por ka marrë hua një shumë me vlerë 5 milionë lekë, duke nënshkruar një deklaratë noteriale. Po kështu, gjyqtarja deklaronse në vitin 2011 ka blerë edhe një makinë personale, me vlerë 5500 euro.

Tritan Hamitaj

Anëtari i KLD-së, Hamitaj, thekson në deklaratën e tij të pasurisë, një kontratë sipërmarrjeje për një apartament 60 m2 te Shkëmbi i Kavajës në Durrës, me një vlerë prej 41 000 eurosh. Po kështu, vitin e shkuar, Hamitajdeklaron se ka blerë një garazh me vlerë 48 m2 dhe me vlerë 24 000 euro. Për të gjitha këto blerje të rëndësishme, gjyqtari, pjesëtar i KLD-së, deklaron se ka përdorur një shumë të cilën e kishte dhënë hua një vit më parë, prej 8.4 milionë lekësh.

Ilir Mustafaj

Gjyqtari i Rrethit Gjyqësor Tiranë deklaron se ka përfituar 30 000 euro brenda një viti nga pjesa e shitur e një banese mbi një truall 332 m2. Këtë pjesë të pronës, Mustafaj deklaron se ua ka shitur familjarëve të tij, të atit dhe të vëllait.

Dritan Caka

Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Dritan Caka, deklaron se përgjatë një viti ka shtuar si kesh një vlerë prej 300 mijë lekësh. Po kështu, ai deklaron se ka përfituar të ardhura nga produktet e tokës bujqësore një vlerë prej 300 mijë lekësh.

Hysen Saliko

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Vlorë, Hysen Saliko, deklaron se ka përfituar të ardhura në kesh prej 1.6 milionë lekësh, të cilat kanë ardhur si pasojë e zhvillimit të një ferme bujqësore dhe po kështu nga bletaria.

image_pdf

Categories

Archives