Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

E ardhmja e familjes kosovare


E ardhmja e familjes kosovare


Shefqet KrasniqiE ardhmja e familjes kosovare është në pikëpyetje të madhe. Kjo për shkak të kahjes së gabuar që ka marrë. Familja si vatër edukimi është duke u shuar. Trendet e reja bashkëkohore sikur e kanë vënë përballë një presioni për të ndryshuar, por vetëm për të keq. Të paktën, realiteti e dëshmon këtë. Kemi qenë të njohur për nderin dhe kulturën familjare, ndërsa sot nuk dallojmë fare nga të tjerët.

Familja është kthyer në një vatër të përmbysjes së edukimit. Atësia dhe amësia më nuk shihen si përgjegjësi. E kam shumë të paqartë se si një prind ia lejon vetes që vajzën ende të papjekur ta dërgojë nëpër ahengje gjatë tërë natës, madje ta rregullojë dhe përgatisë paraprakisht nëpër sallone zbukurimi. E dini se këto mbrëmjet e maturës janë duke u kthyer në mbrëmje ferri tek ne. E kemi bërë ‘fet’ –siç thotë populli- me shkollim veç tash t’i dërgojmë edhe nëpër organizime të këtilla. Personalisht e shoh sikur fëmijës i jepet edhe një goditje e rëndë për të mos u kthjellë për një kohë të gjatë. Vajza e gjorë, plotësisht e pavetëdijshme se çfarë mund ta pret, merr këtë rrugë, e cila mund të jetë nata e fundit e qetë në jetën e saj. Netët në vijim mund të jenë të zeza për të.

Prindi injorant, i cili për inat e dërgon vajzën në mbrëmje të maturës, të nesërmen, nga fanatizmi dhe nderi xhahilesk, nuk e pranon turpin, kështu që, në emër të asgjëje, del dhe vret. Do të duhej ta vriste injorancën e tij, qyqarllëkun dhe devijimin e vet. Apo, në rast se vajza e tij e bërë “nuse” prej vet babait, vendos që të mos kthehet më në familje si vajzë po si nuse, sheh se si ai tregon burrërinë e rreme duke mos i folur vajzës dhe duke mos e pranuar atë më si vajzë të tij. “Na ka koritë familjen!” Jo, familjen e ke koritur ti o prind i mjerë, ti që i ke dhënë fëmijës tënd edukatën e keqe, ti që e ke llastuar atë, ti që ia ke mundësuar të shoqërohet deri në orë të vona të mbrëmjes me djem, ti që nuk je kujdesur kurrë për vajzën tënde si dhuratë e çmuar prej Allahut. I tërë faji të hedhet vetëm ty dhe përgjegjësia është vetëm e jotja. Nuk do të duhej që ti t’i dëgjoje të tjerët, ngase ata tash nuk çajnë kokën për ty. Dashuria dhe kënaqësia e njerëzve është qëllim që nuk arrihet. Puno ta kënaqësh Allahun!

Më rastisi të kaloj pranë disa restoranteve, dhe atë që pashë u tmerrova, rendi i gjatë i djemve dhe vajzave, të cilët pritinin për t’u futur nëpër restorante a hotele, e për veshjen e tyre mos pyet, veshje kjo e cila më shumë i përngjan veshjes së një vajze që është për gati për të shkuar tek burri. Ashtu i tmerruar e i shokuar mendoja me vete, çfarë nënash do të jenë këto nesër, çfarë familjesh krijojnë, e çfarë fëmijësh edukojnë?

Një shkrim tjetër i dobishëm  DISA FJALË PËR FEMRËN QË MASHKULLI DUHET T’I MËSON!!

Ne shqiptarët edhe në të kaluarën kemi pasur vajza e motra, por ato kanë qenë shumë të edukuara, ato janë parapërgatitur për t’u bërë nëna, për t’u bërë edukatore, ato e kanë ruajtur nderin si sytë e ballit. Për atë arsye edhe kanë krijuar familje të ndërgjegjshme dhe të mirëfilltë, duke i edukuar ato për dashuri ndaj fesë e atdheut, familje ato, të cilat më së shumti i kanë kontribuar kombit dhe shoqërisë. Ndërsa sot, fëmijët i edukojnë sesi të zhvishen, ta prishin moralin, t’i pasojnë njerëzit të cilët asnjë të mirë nuk ia sjellin shtetit a shoqërisë. Rezultat i këtyre shkaqeve, dhe të tjera, krijohen kriza morale të cilat shkatërrojnë familjen dhe dëmtojnë rëndë shoqërinë, për çka sot jemi duke u ankuar thuajse të gjithë. Neve vërtet na kanë munguar shumë gjëra, e ndër më të mëdhat liria, por nga ana tjetër kemi pasur vlera të mëdha për të cilat na kanë pasur zili të tjerët, e ndër vlerat më të mëdha që kemi pasur ka qenë familja, uniteti, respekti, edukimi etj.

Fatkeqësisht shoqëria jonë, po flas si shumicë, e jo e tëra, kanë lënë pas shpine çështjen e familjes duke u dhënë pak si tepër pas çështjeve tjera, e ndër to edhe pas një kinse “emancipimi” dhe “kulture”, së cilës kam frikë se do ia shohim sherrin. Andaj po flas me plot përgjegjësi se nuk ka shpëtim tjetër të familjes e të shoqërisë pa edukim të mirëfilltë, e nuk ka edukim të mirëfilltë pa i ruajtur traditat, kulturën tonë, e kjo nuk arrihet pa i lidhur njerëzit me Zotin e tyre, me ua lidh shpirtin e tyre me Krijuesin. E feja është ajo e cila e ushqen shpirtin, ia kultivon njeriut të mirën dhe ia largon të keqen, ia ruan të pastërtën dhe të vlefshëm dhe ia shmang të pavlefshmen.

Të nderuar, të punojmë më shumë për familjet tona, në veçanti për fëmijët tanë, e në veçanti për bijat tona, ngase femra është gjysma e shoqërisë, pastaj ajo e edukon edhe gjysmën tjetër, ashtu që nuk ka shoqëri të shëndoshë pa femër të shëndoshë!

Allahu na e ruajt nderin dhe moralin, familjen dhe shoqërinë, na çoftë në hajr e na ruajt nga çdo e keqe! Amin dhe deri në javën tjetër, selam alejkum.

 

Dr. Shefqet KRASNIQI

image_pdf

Categories

Archives