Friday, 24/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dyzet e një të arrestuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit


Dyzet e një të arrestuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit


Vetëm gjatë këtij 24 orëshi Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e 41 personave të dyshuar të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale në territorin e Republikës së Kosovës.

pranga

Personat e dyshuar të arrestuar nga Policia e Kosovës janë përfshirë në vepra të ndryshme penale kryesisht për armëmbajtje pa leje, përdorim i armës, dhe me urdhëresë të gjykatës pastaj për kanosje, lëndime të rënda dhe të lehta trupore, sulme, prishje e rendit dhe qetësisë publike dhe shumë raste të tjera.

“Bazuar në numrin e arrestimeve të këtij 24 orëshi, Policia e Kosovës paraqet shembullin e një policie profesionale në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore që ka duke u konsideruar një faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë këtij 24 orëshi janë shqiptuar 990 tiketa të trafikut për kundërvajtje të ndryshme në trafik me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunikacion, sensibilizimit të pjesëmarrësve në komunikacion si dhe me qëllim të parandalimit të aksidenteve në përgjithësi e sidomos atyre me fatalitet. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Tash e tutje në QKUK pacientët vlerësojnë me nota mjekët dhe infermieret

Categories

Archives