Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dyshime për planin “Jugosllavia e re”

Dyshime për planin “Jugosllavia e re”

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është shqetësuar me iniciativën e Malit të Zi për planin e quajtur West Balkan Six – G6 (Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor), pjesë e së cilës janë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, iniciativë kjo përmes së cilës synohet integrimi i përbashkët në Bashkimin Evropian.

enver

Hoxhaj ka përfaqësuar Qeverinë e Kosovës në takimin e mbajtur në Nju-Jork, ku me homologët e tij nga vendet e Ballkanit Perëndimor, është diskutuar rreth qëllimit dhe misionit të kësaj nisme.

Megjithatë, Hoxhaj nuk ka dhënë përgjigje definitive nëse Kosova do të pranojë apo jo këtë plan, ndryshe i quajtur si plan për krijimin e një “Jugosllavie të re”, e cila parasheh që këto gjashtë shtete të kenë një asamble parlamentare të përbashkët, një treg të përbashkët ekonomik, një sistem të edukimit dhe arsimimit, bashkëpunime në shumë fusha tjera, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shkruan “Zëri”.

Hoxhaj ka bërë të ditur për gazetën “Zëri”, se në takimin në Nju-Jork, ku përveç ministrave të jashtëm të rajonit kanë qenë edhe ambasadorët e Sllovenisë dhe të Kroacisë, si dhe Komisionari Evropian për Zgjerim, Stefan Fyle, është rënë dakord që të mbahet edhe një takim për t’u qartësuar se çfarë realisht është një iniciativë e tillë.

Hoxhaj tregon se shqetësimi i palës kosovare, fillimisht ka hasur në çështjen gjeografike, të cilën e përfaqëson kjo iniciativë, e që janë shtete ish-jugosllave dhe të cilat si grup krijojnë perceptimin e një lloj krijese post-jugosllave. Po ashtu ai thotë se dyshime ka edhe për natyrën dhe vetë karakterin e kësaj nisme.

“Ne kemi mbajtur qëndrimin se kjo nismë të mos jetë vendimmarrëse dhe të mos ketë institucione që do të linin përshtypjen e një integrim koheziv të këtyre shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha këto shtete duhet të integrohen në BE si adresë e vetme”, thotë ai.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Abuzime me të sëmurët mendorë në Shtime

Ai shton se ka shqetësime edhe lidhur me draft-dokumentin e kësaj iniciative, projektet e propozuara, qendrat e ndryshme institucionale, prej bashkëpunimit parlamentar, policisë dhe sundimit të ligjit e deri te bashkëpunimi kulturor dhe arsimor, ku, sipas ministrit Hoxhaj, po krijohet përshtypja e një përqendrimi dhe shpërndarje jo të balancuar në mes të shteteve.

“Konkretisht të gjitha projektet janë të koncentruara kryesisht në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi”, thotë ai. /Zëri/

Categories

Archives