Tuesday, 22/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

DYNJANË E KUPTON KUR E HEDHË DHEUN MBI ATË QË E DONË

DYNJANË E KUPTON KUR E HEDHË DHEUN MBI ATË QË E DONË

Atëherë kur e hedhë dheun mbi atë që e donë, pasi që ndahet nga jeta, do ta kuptosh se dynjaja është fare e kotë, dhe se qëndrimi në të nuk është i përhershëm. Allahu i mëshiroftë gjithë ata që i humbëm! 

Ditët po përsëriten dhe s’ka diçka të re! Vjen fundi i javës, që të fillon java tjetër. Puna, fëmijët, shkolla, përsëritja, pastaj gjumi. E përfundojmë javën tonë me vizitën e farefisit që t’i kthehemi të njëjtës rutinë. Zinxhirë nga ditët, kështu që vitet shkojnë dhe jeta jonë fillon të përfundon. 

Të gjithë ne, pa fare dyshimi, ndjejmë lodhje, mirëpo, a nuk ndjejmë humbje për ditët që po kalojnë?

Ne e dimi bindshëm se ato ditë janë pjesë e jetës sonë dhe se ato përfundimisht nuk do të kthehem më!

Për këtë arsye bëje pjesë të ditës tënde leximin e Kuranit dhe mos e le atë si do që vjen situata. Për çdo ditë përmende Allahun, mos e le dhikrin, bën dua shumë për veten dhe për prindërit e tu, dhe për fëmijët e tu dhe për të dashurit e tu. 

Edhe nëse të kalon dita me të njëjtën rutinë, e pastaj e rikujton leximin tënd, dhe dhikrin tënd, dhe duatë e tua, dhe se ato janë vepra që me to e ndërton ahiretin tënd, atëherë të qetësohet zemra dhe shpirti!

E din se në këtë ditë ke vepruar diçka, dhe se ajo do të jetë argument për ty, e jo kundër teje. Mos harro se banorët e Xhenetit, nuk pendohen për diçka tjetër, si pendimi për orët dhe kohën që ju kaloi, ku në të nuk e përmendën Allahun!

Thoni gjatë ditës: Subhanallah, elhamdulilah, Allahu ekber, la haule ve la kuvete il-la bil-lah, estagfirullah, e shumë forma tjera të dhikrit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mesazhi i muajit te Ramazanit

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Categories

Archives