Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Dy suharekas në paraburgim, janë zënë me truprojat e Thaçit

Dy suharekas në paraburgim, janë zënë me truprojat e Thaçit

Mbrojtja e afërt e Thaçit paraburgosë në Suharekë dy persona. Familjarët thonë ata u rrahën nga truprojat.

thaqi thaqi

Fitim Kabashi dhe Reshat Nrecaj nga Sallagrazhda e Suharekës, janë në paraburgim në Prizren, për shkak se, sipas policisë, e kanë prishur rendin dhe qetësin publike.

“Dy persona janë shoqëruar në Stacionin e Policisë në Suharekë për prishje të rendit dhe qetësisë”, ka theksuar për PrizrenPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Brahim Sadria.

Sipas tij, arrestimi i tyre është bërë pasi që ata nuk kanë respektuar urdhrin e mbrojtjes së afërt të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit.

“Kjo nuk ka lidhje me Kryeministrin, pasi që mbrojtësit e tij kanë shkuar për t’ia pastruar vendin në një lokal. Aty, pasi e kanë prishur rendin dhe qetësin, dy qytetarët i kanë arrestuar dhe dërguar në polici”, tha Sadria.

Por, version tjetër për ngjarjen jep Sedati, vëllai i Reshat Nrecajt. Sipas tij, Fitim Kabashi dhe Reshat Nrecaj janë rrahur nga policët e sigurisë së Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit. Ai thotë policia, që mbronte kryeministrin Thaçi, e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

“Ai është i rrahur. Policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion për këtë ngjarje”, shprehet Sedati.

Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadria, ka theksuar se nëse familjarët mendojnë se policia ka tejkaluar kompetencat e veta, atëherë ata kanë të drejtë ankese.

“Asgjë tjetër nuk mund të them për këtë ngjarje”, tha Sadria

Sedat Ndercaj ka thënë se deri në orën 23:00 nuk e ka ditur se ku gjendet vëllai i tij.

“Nuk kam ditur asgjë. Kam marrë vesh në mbrëmje “, ka theksuar ai. “Në momentin kur janë arrestuar, ata kanë qenë duke festuar datëlindjen e një shoku”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Myftiu Tërnava priti përfaqësuesit e institucioneve

Categories

Archives