Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dy pasione (ushqimi dhe mardhëniet intime)



Dy pasione (ushqimi dhe mardhëniet intime)

Dhënja pas pasioneve
Ekzistojnë dy lloje pasioneshasioni I stomakut dhe I organit gjenital.

Imam Ebu Hamid el Gazaliu,në vepren e tij Ilja ulumu din thotë:Stomaku është burim I pasioneve,vend ku e kan fillin të gjitha llojet e sëmundjeve.Barku e ndjek pasionin e organit gjenital dhe dëshirën e madhe që ta kënaqë atë.këto dy pasione(ushqimi dhe mardhënjet intime)I ndjek dëshira e madhe për prestigj dhe pasuri,e kjo është mjet,me ndihmen e të cilit zgjërohen dhe përforcohet dëshira për mardhënje intime dhe ushqim.Pastaj pason grumbullimi I pasurisë dhe forcimi I ndikimit,nga I cili burojnë llojet e ndryshme të marrëzisë,konkurencës dhe xhelozisë.Nga këto dy lloje pasionesh(grumbullimit të pasuris dhe forcimit të ndikimit)autoritetit lind sëmundja e hipokrizis(dyftyrësisë),e krenaris së qoroditur,e shumimit(të pasuris)dhe arrogancës,e cila kalon në shpirtëligësi,smirë,armiqësi dhe neveri.Ai që jepet pas kësaj,apo e drejton kah përdhunimi,kobi dhe shfrenimi e që të gjitha këto janë rezultat I mospërfilljes së stomakut ,ngopjes dhe përmbushjes së pakontrolluar (të dëshirave të tij).Njeriu,pot a forconte epshin e tij për ushqim me uri dhe po t’I ngushtonte lëvizjet e shejtanit,ai në këtë mënyrë do ta detyronte (shpirtin) e tij që t’I bindet vetëm Allahut të Lartësuar.

Ky është komentimi I Imam ebu Hamid el Gazaliut mbi hadithin e të Dërguarit s.a.v.s Ne jemi popull,që nuk ham derisa të mos uritem,e kur ham nuk ngopemi.
Prandaj,vëllau im ,ndiqe këshillën e të Dërguarit tonë s.a.v.s dhe ke kujdes që të mos u jepësh pasioneve të stomakut dhe të organit gjenital.Që të dyja këto pasione e shkatërrojnë njeriun dhe e largojnë prej Allahut,e kjo do të thotë të ekspozuarit sulmeve të shëjtanit.