Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dy organet më të mira dhe më të keqija

Dy organet më të mira dhe më të keqija

zemra z

Transmetohet që Lukmani i urtë ka qenë shërbëtor te një i pasur.

Një ditë, zotëriu i tij e urdhëroi ta therrë një dele dhe t’ia sjellë dy organet më të mira. Lukmani pasi e therri delen, ia dërgoi zotëriut të tij gjuhën dhe zemrën. Pas një kohe përsëri e urdhëroi ta therrë një dele dhe tani t’ia sjellë dy organet më të këqija, dhe Lukmani përsëri solli gjuhën dhe zemrën.
I çuditur me sjelljen e tij, zotëriu i tha:

– Unë të urdhërova që të më sjellësh dy organet më të mira, e ti më solle gjuhën dhe zemrën, pastaj të urdhërova që të më sjellës dy organet më të këqija, e ti përsëri më solle gjuhën dhe zemrën – ku është fshehtësia e sjelljes tënde në këtë mënyrë?”

Lukmani u përgjigj:

– Vërtetë nuk ka gjë më të bukur se gjuha dhe zemra kur janë të pastërta, dhe asgjë më të keqe se këto kur janë të prishura.

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pasojat e modës në familje dhe shoqëri
Tags:

Categories

Archives