Wednesday, 19/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

DY CILËSITË!!



DY CILËSITË!!

 

DY CILËSITË!!

Allahu e do atë që i posedon këto dy cilësi: Devotshmërinë dhe moralin e mirë!

Njerëzit e duan atë që e posedon këto dy cilësi: Bërja mirë dhe bujarinë!

Fqinjët e duan atë që i posedon këto dy cilësi: Buzëqeshjen dhe sjelljen e mirë!

Vëllezërit e duan atë që i posedon këto dy cilësi: Rikujtimin e të mirave të tyre dhe harrimin e dëmeve të tyre!

Nxënësit e duan atë që i posedon këto dy cilësi: Sjellja e butë me ta dhe përpjekja për tua sqaruar më mirë!





Mësuesi e do atë që e posedon këto dy cilësi: Kuptimi i shpejtë nga ta dhe respektimi i tyre!

Familja e do atë që i posedon këto dy cilësi: Butësinë dhe kuptimi i problemeve të tyre!

Udhëheqësit e duan atë që i posedon këto dy cilësi:Nënshtrimi ndaj urdhrave të tyre dhe kryerja e punës me përsosmëri!

Allahu dhe të gjithë njerëzit e duan atë që i posedon këto dy cilësi: Bamirësinë dhe mos dëmtimi i tjerëve!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU