Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Durrës, nxënësi vritet brenda në klasë


Durrës, nxënësi vritet brenda në klasë


Nje nxenes u ekzekutua ne oren e mesimit.
Autori qe dyshohet nje shok klase i viktimes, nxorri armen nga xhupi dhe qelloi disa here mbi 15 vjecarin Adriatik Toto nga Sukthi.

shkolla
Krimi ndodhi brenda ambjenteve te shkolles profesionale “Beqir Çela” ne Shkozet te Durresit.
Policia shpalli ne kerkim Ermir Varakun nga Shijaku.
Nxenesit ishin duke zhvilluar praktike ne oren mekanike, ne ofiçinen e shkolles, kur autori hapi zjarr.
Mesuesi deshmoi ne polici se pa terror me sy. Ashtu edhe shoket e viktimes qe ndodheshin ne klase.
Ata pane njerin prej tyre duke shtene me arme dhe te terrorizuar u shtrine ne dysheme.
Pane Toton te gjakosur dhe autorin qe largohej me shpejtesi, pasi hodhi edhe armen prane trupit te viktimes.
Policia rezervohet lidhur me rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, por nxenesit treguan per nje konflikt midis viktimes dhe djalit te shpallur ne kerkim.
Te dy, tre dite me pare kane debatuar lidhur me nje person te trete, dhe mesa duket meria ka vazhduar.
Nuk dihet se si autori futi armen e krimit ne ofiçine, por dyshohet qe ai ta kete patur poshte xhupit, nga momenti qe hyri ne mesim.
Ne morgun e spitalit, munguan nena, babai dhe motrat e viktimes. Te afermit te tjere ishin te revoltuar dhe te tronditur nga ngjarja.
Momentet e para pas ngjarjes, polici shoqeroi nxenes, mesues dhe cdo person qe ndodhej brenda dhe jashte ambjenteve te shkolles.
Nje xhup qe dyshohet te jete i autorit u gjet ne nje stol prane godines.
Policia beri kontrolle ne banesen e te kerkuarit dhe te shokeve apo te njohurve ne Shijak.
Ne ndjekje te tij u ngriten patrulla te shumta. Tek shkolla ku u vra 15 vjecari shkuan edhe ministra e deputete.
Familjarët e 15 vjeçarit të vrarë kërkojnë drejtësi
Të tronditur nga ngjarja e rëndë familjarët e 15-vjeçarit Adriatik Tota që humbi jetën brenda ambienteve të shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” në Shkozet, kerkojne drejtesi. Ata thone se shkolla duhet të kishte marrë masa, sepse ne shkolle nxenesit kane hyre te armatosur.
Prindërit të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla
Pas ngjarjes se ndodhur ne Durres prinderit shprehen te pasigurte per sigurine e femijeve ne shkolla. Ata sugjerojne ndryshime ligjore dhe zevendesimin e rojeve ne shkolla me police.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Basha: Rama të kthehet me mend në kokë nga Brukseli

Categories

Archives