Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Durimi ndaj amoralitetit 


Durimi ndaj amoralitetit 


lule

Prej durimeve më të mëdha është durimi ndaj amoralitetit, sidomos kur ekziston një faktor i fuqishëm që ta mundëson kryerjen e kësaj vepre, madje ky lloj është edhe më i madh se durimi ndaj respektimit të Allahut. Andaj, Allahu i Madhërishëm kur i cilëson të devotshmit thotë:

“Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një Xhenet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit. Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i falë mëkatet përveç Alla­hut? – dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen). Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe Xhenetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj e aty do të rrinë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.” Kaptina Ali Imran, ajeti 133-136.

Allahu pra, të devotshmit i ka cilësuar me bujari, butësi, dorëdhënie, frenim të mlleflt, falës (të së keqes) ndaj njerëzve. Ndërsa kur përmenden epshet e ndaluara, ata i ka cilësuar me pendim, siç thotë në ajetin e Kuranit:

“Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i falë mëkatet përveç Allahut? – dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).”Kaptina Ali Imran, ajeti 135.

Një shkrim tjetër i dobishëm  “A përnime nesër është natë e madhe!”

Shkeputur nga libri “Virtytet e larta morale”
Autor Ibn Tejmije

Categories

Archives