Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Durimi është më i nevojshëm

Durimi është më i nevojshëm

Të zbukurosh veten me durim është virtyt moral. E ç’rrugdalje tjetër ka nëse unë dhe ti nuk bëjmë durim?! A ke ndonjë zgjedhje tjetër përveç durimit?! A di paisje tjetër përveç tij?!
Njëri nga njerëzit e mëdhenj, u bë si teatër në të cilin vraponin fatkeqësitë dhe shesh në të cilin bënin gara telashet. Sa herë dilte nga një telash, e vizitonte tjetri, por ai ishte i mbrojtur me durim dhe besim në Allahun [xh.sh.]

Këtë e bëjnë dinjitozët: ballafaqohen me fatkeqësitë dhe i hedhin përtokë. Hyn te Ebu Bekri i cili ishte i sëmurë, e i thanë: ‘A dëshiron ta thërrasim mjekun?’ Ai u përgjigj: ‘Mjeku më ka parë. E pyetën: ‘E ç’të tha?” Ai ia ktheu: ‘Unë bëj atë që dëshiroj. Pra, duhet të jesh i durueshëm, durimi yt është vetëm për Allahun [xh.sh.] Qëndro si fuqia e bjeshkëve dhe shkëmbinjve te lartë, që më shpejt të të hapen dyert e të të shndrisë rruga. Kërko ndaj qëndrimit tënd shpërblimin e Allahut [xh.sh.] dhe mos u dëshpëro në momentet kur të kërkohet durim. Duro sado që të të shtrëngojë e keqja në gjoks dhe sado që të të errësohet rruga, se fitimin e arrin me durim, dhe vështirësisë i vijon lehtësimi.
Kam lexuar peripecitë e të mëdhenjve që kaluan në këtë botë, e jam habitur me durimin e tyre.

Fatkeqësitë u binin mbi kokë si pikat e shiut të ftohtë, e ata qëndronin si malet e fortë, të pathyer në të vërtetën, e kur ua shihje fytyrat të ndriçuara nga agimi i mëngjesit të rrugdaljes, nga gëzimi i fitores. Disave prej
tyre su mjaftonte vetëm e keqja, por madje me një ballafaqim të fortë bërtitnin para fatkeqësive duke i sfiduar ato.

Categories

Archives