Sunday, 18/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Duhani në shtatzani, “mëkat” i madh 



Duhani në shtatzani, “mëkat” i madh 

Duhani në shtatzani, “mëkat” i madh

Gjatë shtatzanisë, kur pinicigare, këtë gjë e bën edhe fëmija juaj që nuk ka lindur akoma. Mesatarisht, fëmijët e femrave që pinë cigarepeshojnë më pak në lindje sesa foshnjat e nënave që nuk janë duhanpirëse.

Kjo nuk çudit pasi që nikotina e cigares bën që gjaku i foshnjës të ketë më pak oksigjen, i cili është i nevojshëm për rritje të shëndetshme.

Edhe pse foshnja e fiton mbrapa shumë shpejt peshën e humbur, deri në moshën 7-vjeçare, fëmijët e nënave që kanë pirë duhan gjatë shtatzanisë më shpesh sesa fëmijët e tjerë do të jenë më të shkurtër dhe më të ngadalshëm në lexim sesa fëmijët e nënave që nuk kanë konsumuar cigare.





Statistikat tregojnë që vdekshmëria e të sapolindurve gjatë lindjes dhe numri i aborteve spontane është 50 për qind më e madhe tek nënat duhanpirëse.

Fëmijët e nënave që konsumojnë duhan po ashtu kanë dy herë më shumë probabilitet më të madh që do të vdesin nga sindroma e vdekjes së papritur e të sapolindurve ose sëmundja në djep.

Lajmi i mirë është që, nëse e ndalni duhanin gjatë shtatzanisë, mundeni në mënyrë të konsiderueshme të zvogëloni rrezikun nga ato rreziqe.