Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dubai ndërton hotelin më të madh nënujor në botë


Dubai ndërton hotelin më të madh nënujor në botë


hotel4Nuk është e vështirë të ndërtohet në Dubai, në një vend që është i përshtatshëm për hotelin më të madh nënujor në botë! Së shpejti, metropoli ekstravagant në shkretëtirë do të pasurohet me këtë ndërtesë luksoze.

“Uji Discus Hotel” është disenjuar t’i ketë 21 dhoma, ndërsa përbëhet nga dy disqe rrethore, një poshtë dhe një mbi ujë, të pajisura me shkallë dhe një ashensor.

Projekti është realizuar nga firma polake Deep Ocean Technology, e mbështetur nga firma zvicerane BIG InvestConsult AG me seli në Zug.

Projektuesit e hotelit kanë kundërshtuar pohimet për “Daily Mail” se me këtë hotel do të shkatërrojnë mjedisin. Ata thonë se në të kundërtën, po ndërtojnë hotelin në Emiratet e Bashkuara Arabe për mbrojtjen e botës nënujore.

Ata e shohin hotelin si një laborator për mbrojtjen dhe studimin e botës nëndetare.

Gjithashtu teknikisht hoteli do të jetë në hap me kohën.

Burimi:albinfo/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  YouTube prezanton Trends Map, videot më të shikuara sipas regjioneve

Categories

Archives