Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Dubai Trade World” shpreh interes për investime në Shqipëri


“Dubai Trade World” shpreh interes për investime në Shqipëri


Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë , Damian Gjiknuri, në kuadër të vizitës që po zhvillojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, u pritën në një takim nga Zv/presidenti i “Dubai Trade World”, Jamal Majid Thaniah.

dubai

Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme, gjatë takimit ministrat Bushati dhe Gjiknuri bënë një panoramë të situatës ekonomike në Shqipëri dhe theksuan gatishmërinë e qeverise së re për të tërhequr investimet e huaja në Shqipëri.
Zv/presidenti i Dubai Trade World, kompania e tretë në botë për menaxhimin e porteve, shprehu interes për mundësinë e investimeve në Shqipëri lidhur me portet dhe zonat e lira ekonomike. Me ftesë të dy ministrave, Dubai Trade World u angazhua të dërgojë në Shqipëri një ekip për të bërë vlerësimin në terren të mundësive konkrete për investime.
Në kuadër të vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, ministri Bushati dhe Gjiknuri patën një takim edhe me Shkëlqesinë e Tij, Abdularahman Saif Al Guhrair, Drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Dubait.
Gjatë takimit u fol për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik midis komuniteteve të biznesit të vendeve. Ministrat e shqiptarë ftuan komunitetin e biznesit të Emirateve të Bashkuara Arabe për të investuar në Shqipëri, kryesisht në fushën e transportit dhe energjisë./kohaislame/Ky artikull është marrë nga www.kohaislame.com.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Tiranë, pranga ish-oficerit të Gardës

Categories

Archives