Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dubai, supermakinat e patrullës së policisë


Dubai, supermakinat e patrullës së policisë


Grabitësit do ta kenë të vështirë ti shpëtojë policisë së Dubait e cila tashmë thuajse ka në përdorim një “armatë” supermakinash nga më të shpejtat që janë në qarkullim.

Nga Bentley, Mercedes, Aston Martin One-77 apo edhe Ferrari përdoren nga patrullat e policisë të cilët përballen me hajdute të cilët nuk e kanë problem të kenë makina të tilla.
Policia njoftoi kohët e fundit se kushdo që tejkalon shpejtësinë e lejuar do të përballet me pasojat ligjore ndërsa prania e supermakinave do të bëjë që drejtuesit ta mendojnë dy herë per shkeljen e rregullave tëqarkullimit.

Punonjësi i policsë Khalifa Mohammad Abdullah ka patrulluar Dubai në veturën e policisë Lamborghini për gjashtë javët e fundit. 25-vjeçari shprehet se ka vendosur 30 gjoba për bllokim trafiku dhe parkim në vende të ndaluara.

“Por gjëja më e mahnitshme rreth patrullimit me një makinë të tillë është se si njerëzit të shikojnë.” shprehet Abdullah. /albeu/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Një telefon të ri inteligjent nga LG

Categories

Archives