Wednesday, 15/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Duajeni bashkëshorten tuaj sipas shembullit profetik



Duajeni bashkëshorten tuaj sipas shembullit profetik

Në islam, marrëdhënia mes burrit dhe gruas është një lidhje e fortë që ushqehet me mirësjellje, dashuri dhe intimitet. Është shumë domethënës fakti që Allahu i Plotfuqishëm e përmend në Kur’an si një prej shenjave të Tij më të mëdha në këtë botë.

“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre”. (Surja Rum 30:21) Profeti Muhamed a.s është modeli që ndjek çdo musliman në çdo aspekt të jetës së tij. Kur të lexoni për mënyrën si i trajtonte Profeti a.s gratë e tij do të mahniteni nga niveli i përkujdesjes, mirësjelljes, dashurisë dhe mëshirës që tregonte për to. Koleksioni i mëposhtëm i haditheve hedh dritë mbi shembullin e tij në këtë çështje.

Ajo meriton trajtimin më të mirë.

Ebu Hurejre r.a transmeton se Profeti a.s ka thënë “Më i plotësuari nga ju në besim është ai që ka karakterin më të mirë dhe më të mirët nga ju janë ata që janë më të mirët me bashkëshortet e tyre” (Tirmidhiu) Ibn Abasi r.a transmeton se Profeti a.s ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që është më i miri karshi gruas së tij dhe unë jam më i miri me gratë e mia”. (Albani) Ebu Hurejre r.a transmeton se Profeti a.s ka thënë “Një besimtar nuk duhet ta urrejë një besimtare (gruan e tij). Nëse nuk pëlqen ndonjë tipar të sajin, patjetër do t’i pëlqejë ndonjë tipar tjetër i saji” (Muslimi) Abdullah ibn Amr Ibn El Asi r.a transmeton se Profeti a.s ka thënë: “Kjo botë nuk është gjë tjetër veçse një kënaqësi kalimtare dhe kënaqësia më e madhe është një bashkëshorte e devotshme.” (Muslimi)

Shprehe dashurinë tënde

Enesi r.a transmeton se e pyetën Profetin a.s “O Profet i Zotit! Cili është njeriu më i dashur për ju? Ai iu përgjigj ‘Aishja’. Më pas e pyetën “Po midis burrave?” Ai iu përgjigj “Babai i saj.” (Ibn Maxha, vërtetuar nga Albani) Aisha r.a ka thënë: “Nuk jam ndjerë asnjëherë xheloze për asnjërën prej grave të Profetit a.s, përveçse për Hatixhen, edhe pse nuk e kam parë kurrë.” Më pas shtoi “Kur i Dërguari i Allahut a.s therte ndonjë dele thoshte ‘Dërgojani miqve të Hatixhes’. Njëherë Aisha e përmendi Hatixhen në një mënyrë që e mërziti Profetin a.s. Ai i tha Aishes “Pasha Allahun, unë isha i bekuar me dashurinë e saj”.

Shprehe dashurinë me vepra





Aisha r.a transmeton se Profeti a.s i jepte për të pirë nga një enë, teksa ajo ishte me menstruacione, më pas kërkonte vendin ku kishte vendosur buzët ajo dhe i vendoste buzët e tij në të njëjtin vend. (Enesi) Enesi r.a ka thënë se Profeti a.s kishte një fqinj persian i cili ishte shumë i zoti për të gatuar supë. Një ditë ai kishte gatuar supë dhe ftoi Profetin a.s që të hante me të. Aisha ishte e pranishme, ndaj Profeti a.s sugjeroi që të shkonte dhe ajo. Fqinji refuzoi ta përfshinte Aishen në ftesën, ndaj Profeti a.s e refuzoi ftesën e tij. Persiani i përsëriti ftesën për Profetin a.s i cili e refuzoi përsëri. Herën e tretë persiani i ftoi që të dy: Profetin a.s dhe Aishen r.a. Atëherë Profeti a.s e pranoi ftesën dhe që të dy shkuan tek shtëpia e fqinjit. (Muslimi) El Esuadi e pyeti Aishën r.a se çfarë bënte zakonisht në shtëpi Profeti a.s. Ajo iu përgjigj “Ai i kryente vet punët e tij, por kur vinte orari i namazit, ai shkonte të falej.” (Buhariu)

Argëtohu me të

Aisha r.a ka transmetuar se e kishte shoqëruar në udhëtime Profetin a.s kur ishte ende elegante. Profeti a.s iu kërkoi njerëzve të shkonin para dhe më pas i kërkoi Aishes që të garonte me të. Ata garuan dhe Aisha fitoi. Në një udhëtim tjetër më vonë kur Aisha kishte harruar të garonte dhe kishte shtuar peshë, Profeti a.s i kërkoi të garonin përsëri. Ajo refuzoi “Si mund të garoj me ty, kur jam në këtë gjendje?” Profeti a.s këmbënguli dhe ata garuan. Këtë herë fitoi Profeti a.s. dhe i tha “Tani jemi një me një”. (Albani) Ishte ditë Bajrami dhe disa etiopianë po luanin me heshta dhe mburoja. Ai më pyeti nëse më pëlqente t’i shikoja dhe unë pohova. Ai më lejoi të qëndroja pas tij. Faqja ime prekte faqen e tij teksa ai po thoshte “Vazhdoni o Beni Arfida (Etiopianë)! Kur u lodha më pyeti nëse kaq mjaftonte. Unë iu përgjigja duke pohuar dhe ai më kërkoi të largohesha. (Buhariu)

Duaje përtej kohës dhe hapësirës

Enes ibn Maliku r.a transmeton se kur i sillnin diçka Profetit a.s, ai thoshte “Çojani asaj, pasi ajo është shoqja e Hatixhes (Gruas së tij të ndjerë).” (Albani) Aisha r.a ka transmetuar: “Njëherë Halal Bint Kualidi (motra e gruas së parë të Profetit a.s, Hatixhes) kërkoi leje për të hyrë. Profetit a.s iu kujtua mënyra si Hatixha kërkonte leje për të hyrë. Profeti a.s u prek shumë dhe tha ‘Inshaallah është Halal Bint Kualidi.’”(Buhariu dhe Muslimi)





Categories

Archives