Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Duaja nuk refuzohet mes ezanit dhe ikametit



Duaja nuk refuzohet mes ezanit dhe ikametit

Mes ezanit dhe ikametit

Enes përcjell se i Dërguari i Allahut tha:
“Duaja nuk refuzohet mes ezanit dhe ikametit. Sahabët pyetën:’Çka
të kërkojmë, o i Dërguar i Allahut?’

Ai tha:’Kërkoni nga Allahu
mirëqenie/shëndet të mirë në këtë botë dhe në tjetrën.’” (Ebu Daud,
Tirmidhi nr.212, Sahih Tirmidhi nr.175, 244; Ebu Daud nr.521, Nesa’i, Ibn
Khuzeimeh, Ibn Hibbaan dhe Musned Ahmed 3/119. Shejh Albani tha: ‘Sahîh’;
referoju Irwaa el-Ghalîl nr.224, Tekhrîxh el-Kelim et-Tajjib nr.73 nga Arnauti, dhe
Sahîh el-Adhkaar f.55 e Imam Newewit)

Në një transmetim në Ebu Daud thuhet:
“Duaja që bëhet mes ezanit dhe ikametit, pranohet, kështu që bëni
dua.” (Sahîh Sunen ebi Daud 1/105 e shejh Albanit)





Formulimi i transmetimit në Mustedrek el-Hakim është:
“Duaja që bëhet mes ezanit dhe ikametit, pranohet.” (Sahîh el-Xhaam’i
1/641 e Imam Albanit)