Wednesday, 23/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Duaja me rastin e pagjumsisë

Duaja me rastin e pagjumsisë

pagjumesi

pagjumesia
All-llahumme rabbes-semavati ve ma ezal-let ve rabble-eredine ve ma ekal-let ve rabbesh-shejatini ve ma edal-let kun li xharen min sherri halkike exhmeine en jefruta alejje ehadun min hum ev en jatga, azze xharuke ve tebarekesmuk.

O Zot im, Sundimtar i shtatë qiejve dhe gjithë që ato mbulojnë, Sundimtar i tokëve dhe gjithë që ekziston mbi to dhe që bartin ato, Sundimtar i shejtanit dhe gjithë atyre që ata i mashtrojnë, Ti më bëhu mbrojtës nga të këqiat e krijesave Tua, që askush prej tyre të mos më shkaktojë padrjetësi dhe prapësi. Cilin e mbron Ti, ai është i fuqishëm, ndërsa emri Yt është i bekuar!

All-llahumme leke eslemtu ve bike amentu ve alejke tevekkeltu ve ilejke enebtu ve bike hasamtu ve ilejke hakemtu ve ente rabbuna ve ilejkel-masir. Fagfir li ma kaddemtu ve ma ehhartu ve ma esrertu ve ma a’lentu ve ma ente a’lemu bihi minni, entel mukaddimu ve entel-muehhiru la ilahe il-la ente ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lah.

O Zot, Ty të dorëzohem, në Ty besoj, te Ti mbështetem, Ty të drejtohem, me Ty shkoj kundër armiqëve të mi, te Ti ankohem. Ti je Zoti ynë dhe kthimi është vetëm te Ti. Më fal atë që kam bërë më herët, atë që do ta bëj më vonë, atë që e kam fshehur, atë që e kam bërë haptas dhe atë që Ti e din më mirë se unë. Ti je ai që përparon dhe lë anash. Nuk ka zot pos Teje. Pa Allahun nuk mund të ketë asnjë fuqi as ndryshim!

All-llahummagfir li verhamni ve afini vehdini verzukni vexhburni verfa’ni.

O Zot, më fal, më mëshiro, më mbroj, më udhëzo, më jep nafakë, më furnizo dhe më lartëso!

All-llahummehdini fi men hedejte ve afini fi men afejte ve tevel-leni fi men tevel-lejte ve barik li fi ma a’tajte ve kini sherre ma kadajte inneke takdi ve la jukda alejke ve innehu la jezil-lu men valejte ve la jeizzu men adejte tebarekte rabbena ve tealejte, nestagfiruke ve netubu ilejke, ve sal-lall-llahu alen-nebijji.

O Zot, më bashko me ata që i ke udhëzuar, më mbroj në mesin e atyre që i ke mbrojtur, më prano në mesin e atyre që i ke pranuar, më beko atë që ma ke dhuruar dhe më mbroj nga prapësitë që i ke përcaktuar dhe gjykuar. Ti cakton, ndërsa Ty nuk të caktohet dot. Nuk do të jetë i poshtëruar ai cilin e ndihmon Ti as mund të jetë i fortë ai cili është armik Yti. Bekuar dhe madhëruar qofsh, o Zoti ynë. Prej Teje falje kërkojmë dhe te Ti pendohemi dhe kthehemi! Mëshira Jote qoftë mbi Pejgambrin tonë!

All-lahumme inna nesteinuke ve nestagfiruke ve nestehdike ve nu’minu bike ve netubu ilejke ve netevekkelu alejke ve nuthni alejkel-hajre kul-lehu neshkuruke ve nuthni alejke-hajre kul-lehu neshkuruke ve la nekfuruke ve nahleu ve netruku men jefxhuruk. All-llahumme ijjake na’budu ve leke nusal-li ve nesxhduku ve ilejke nes’a ve nahfidu nerxhu rahmeteke ve nahsha adhabeke inne adhabekel-xhidde bil kuffari mulhak(mulhik).

O Zot, ne prej teje ndihmë kërkojmë, nga Ti falje kërkojmë dhe prej Teje udhëzim dëshirojmë. Ne Ty të besojmë, Ty të pendohemi dhe të kthehemi, te Ti mbështetemi, Ty të madhërojmë me çdo të mira, Ty të falënderojmë, nuk jemi jobesimtarë dhe mosmirënjohës, largohemi dhe e dëbojmë ate që bën mëkat ndaj Teje. O Zot, vetëm Ty të adhurojmë, vetëm për Ty falemi dhe bijmë në sexhde, te Ti nxitojmë dhe Ty të shërbejmë. Shpresojmë në mëshirën tënde, kurse i frikohemi dënimit tënd, dënimi Yt i rëndë e arrin çdo jobesimtar!

All-llahumme inni eudhu bi ridake min sehatike ve bi muafatike min ukubetike ve eudhu bike minke la uhsi senaen alejke ente ke ma esnejte ala nefsik.

O Zot, mbështetem në kënaqësinë tënde nga zemërimi Yt dhe mbrojtjes Tënde nga dënimi Yt. Kërkoj ndihmën Tënde prej teje. Unë Ty nuk mund të lavdëroj sa meriton. Ti je i atillë siç e ke lavdëruar dhe përshkruajtur veten tënde!

Categories

Archives