Friday, 15/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Duaja kur bie shi dhe duaja kur murmuron

Duaja kur bie shi dhe duaja kur murmuron

KOHËT MË TË PËRSHTATSHME PËR TË MARRË PËRGJIGJE PËR LUTJET QË BËJMË

 

Dije, na mëshiroftë Allahu ty dhe mua, se pasi të plotësosh udhëzimet e

mësipërme, duhet të zgjedhim kohën më të përshtatshme për lutje, që të

jemi më afër shpresës për plotësimin e saj. Ndër kohët më të

përshtatshme, sipas këshi-llave të Pejgamberit (salall-llahu alejhi ue

selem), janë:

1.Dita e Arafatit, që është gjithmonë një ditë para Kurban Bajramit .

2.Nata e Kadrit, që është midis dhjetë-ditëshit të fundit të muajit të

madhëruar të Ramazanit.

3. Pjesa e fundit e natës dhe mbrë-mja.

4.Koha midis ezanit dhe ikametit.

5.Dita e xhuma.

6.Kur jemi duke bërë sexhde.

7.Kur jemi në udhëtim e sipër.

8.Kur bie shi, etj.

 

 

 

DUAJA KUR BIE SHI –

**-All-llahumme sajjiben nafi`an-**

(O Zot bëje këtë shi të begatshëm të dobishëm)

 

DUAJA KUR MURMURON•

– Subhanel ledhi juseb bihur ra’du bi hamdihi vel melaiketul min hifetihi. –

( I Lartëmadhëruar qoftë Allahu, të Cilin e madhëron mumrima me Falenderimin e Tij, dhe melaiket e madhërojnë Atë prej frikës ndaj Tij)

[Abdullah ibën Zubejri, dhe shehj Albani thotë se është me sened të vërtetë].

Categories

Archives