Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dua’ja është prej ilaçeve më të dobishme


Dua’ja është prej ilaçeve më të dobishme


17365_290027307234_280205302234_3318905_480860_nDua’ja është prej ilaçeve më të dobishme. Ajo parandalon fatkeqësitë, i mënjanon dhe i lehtëson në rast se ato ndodhin.
Dua’ja është arma e muslimanit.Këtë fakt e mbështet edhe El-Hakimi në librin e tij të saktë “El-Mustdrek” , me anën e një hadithi të transmetuar nga Ali Bin Ebi Talibi, sipas të cilit i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Duaja është arma e muslimanit,shtylla e fesë dhe drita e tokës dhe e qiejve.”

Në rastet e fatkëqësive, dua’ja kalon në tri situata:
E para: Kur tregohet më e fortë se fatkeqësia dhe e largon atë.
E dyta: Kur tregohet më e dobët se fatkeqësia, por arrin ta dobësojë këtë të fundit.
E treta: Kur Dua’ja i bën ballë fatkeqësisë dhe anasjelltas. Si rrjedhojë, të dyja luftojnë njëra-tjetrën.

Në librin e saktë të El-Hakimit, transmetohet nga Aishja r.a. se Profeti alejhi selam ka thënë: “Paralajmënmi nuk i bën dobi paracaktimit (kaderit) të Allahut, por dua’ja bën dobi për atë që ka ndodhur apo që nuk ka ndodhur. Në të vërtetë, kur fatkeqësia zbret, atë e pengon duaja, e kështu ato lufiojnë njëra-tjetrën deri ditën e gykimit ”

Gjithashtu, Ibn Umeri transmeton ne “El-Mustedrek” se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Duaja sjell dobi për atë (fatkeqësi) që ka ndodhur dhe për atë që nuk ka ndodhur. Pra, bëni dua, o robër të Allahut!”

Transmetohet nga Theubani se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Kaderin nuk e kthen gjë tjetër veç dua ’së, jetën nuk
eshton gjë tjetër veç mirësisë, e me të vërtetë, njeriut i privohet furnizimi për një gjynah që ka bërë. ”

SHKEPUTUR NGA LIBRI “SEMUNDJA DHE ILACI”
AUTOR IBN KAJIM EL XHEUZIJE

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Lutja e atij që e ka goditur fatkeqësia dhe sprova është:

Categories

Archives