Monday, 25/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Duaja e Zekerias që Allahu ti dhuronte një djalë!

Duaja e Zekerias që Allahu ti dhuronte një djalë!

 

Ai është i dërguari i Allahut, Zekerija alejhi ue selem, një prej shumë pejgambereve nga radhët e bijve të Izraelit, cili u kujdes për Merjemen, vajzën e Imranit në Kuds. Ai me sytë e tij i kishte parë begatitë e Allahut dhe dhuratat e Merjemes kur në mes të dimrit tek ajo gjente fruta të verës, ndërsa gjatë verës fruta dhe furnizim dimri. Duhet theksuar se ai ishte kujdestari i saj dhe askush përveç tij nuk ka hyrë tek ajo. Ai atë kohë e kishte pyetur, duke i thënë: “Prej nga e gjithë kjo?”
Ajo ishte përgjigjur: “Kjo është nga Allahu, se Allahu e furnizon kë të dojë, pa kufi.” Këtë na e dëshmon kjo pjesë e ajetit:

“… Sa herë që hynte Zekeria në dhomën e saj, gjente pranë saj ushqim dhe e pyeste: “O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim?” Ajo përgjigjej: “Ky është nga Allahu, se Allahu e fumizon kë të dojë, pa kufi”. (Ali Imran, 37)

Atë botë Zekerija alejhi ue selem me përulje e luste Allahun e tij që t’i dhurojë një djalë. Edhe pse ishte i moshuar e në pleqëri të thellë, ndërsa gruaja e tij ishte beronjë, mirëpo Zoti i shkakut është i fuqishëm që t’i japë atë që e do.
Ibën Katade ka thënë: “Me të vërtetë Allahu e njeh zemrën e pastër dhe e pranon zërin e përulur.”
Disa prej gjeneratave të para na transmetojnë se Zeke- rija ishte lutur natën dhe duke u fshehur prej të tjerëve e kishte thirrur Zotin e tij me fjalët: “O Zot, o Zot.”
Atëherë Allahu i kishte thënë: “Të përgjigjem, të përgjigjem.”
Zekerija kishte thënë: “O Zoti im, eshtrat e mia janë plakur dhe koka ime është thinjur, ndërsa sa herë që të jam lutur Ty o Zoti im, kurrë nuk kam qenë i pakënaqur.”

Zekerija alejhi ue selem e dinte se Allahu është Dhurues në secilën kohë dhe në secilin vend dhe kishte thënë: “O Zot, më jep nga ana Jote një pasardhës, me të vërtetë Ti i pranon duatë.”Kurani na e rrëfen këtë në këtë mënyrë si vijon:

Kaf Ha, Ja, Ajn, Sad. Ky është rrëfim për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të Tij  Zekerijas. Kur ai e thirri Zotin e vet me lutje të fshehtë (duke thënë): “O Zoti im! Eshtrat tashmë më janë dobësuar, koka më ndriçon nga thinjat dhe asnjëherë nuk kam mbetur i zhgënjyer nga lutja ime për Ty, o Zoti im! Unë u frikësohem (sjelljeve të) të afërmve të mi pas meje, ndërsa bashkëshortja ime është beronjë; andaj, më dhuro nga ana Jote një pasardhës, që të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit. O Zoti im, bëje atë të pëlqyeshëm (për Ty)!” “O Zekerija, Ne po të japim lajmin e mirë për një djalë që do të quhet Jahja. Askujt nuk ia kemi dhënë këtë emër më parë”. Ai tha: “O Zoti im, si mund të kem unë djalë, kur bashkëshortja ime është beronjë dhe unë kam arritur pleqërinë e thellë?!” I tha: “Ashtu ka thënë Zoti yt. Kjo për mua është lehtë. Unë të kam krijuar edhe ty më parë, ndërkohë që nuk ekzistoje”. (Zekerija) tha: “O Zoti im, më jep ndonjë shenjë” Ai tha: ‘’Shenja jote do të jetë se nuk do të mund të flasësh me njerëzit për tri net, ndonëse do të jesh i shëndoshë.” Ai doli nga faltorja para popullit të vet dhe u bëri me shenjë atyre të lavdëronin Allahun në mëngjes dhe në mbrëmje! (Pasi lindi djali, iu tha): “O Jahja, rroke fort Librin (Teuratin).” Dhe Ne, kur ende ishte f ëmijë, i dhamë mençuri, butësi prej Nesh dhe dëlirësi. Ai ishte besimtar i përkushtuar dhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte i ashpër dhe i padëgjueshëm. Paqja qoftë mbi atë ditën kur ka lindur, ditën e vdekjes dhe në ditën kur do të ringjallet.” (Merjem, 1-15)

Një shkrim tjetër i dobishëm  A e keni ditur?

Zekerija alejhi ue selem dëshironte pasardhës, i cili do ta trashëgojë në pejgamberi e jo në pasuri, sepse pejgamberët e Allahut nuk i trashëgojnë dinarët dhe dërhemët, por ata e trashëgojnë diturinë. Ai sikur kishte droje prej bijve të Izraelit se pas tij ata do të mund të bënin diçka që do te ishte në kundërshtim me ligjin e Allahut dhe kishte thënë “…që të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit. O Zoti im, bëje atë të pëlqyeshëm (për Ty)!”, pra bëre që të jetë sikurse stërgjyshërit e tij nga fara e Jakubit alejhi ue selem, pejgamber dhe o Zot mundësoje që të bëhet sikurse ata në pejgamberi, në dëlirësi dhe në shpallje”.
Kjo është trashëgimia origjinale dhe natyrore e pejgamberëve të Allahut.
Atëherë Allahu iu përgjigj derisa ai falej në mihrab dhe melekët e thirrën duke ia sjellë lajmin e gëzuar për djalin që do të quhet Jahja, ndërsa këtë na e vërteton ky ajet:

E ndërsa lutej në këmbë, në faltore, engjëjt e thirrën (Zekerijan): “Allahu të jep lajmin e mirë për Jahjan. i cili do të vërtetojë Fjalën e Allahut (Isain alejhi ue selem), da të jetë një fisnik, i dëlirë dhe profet, një prej të mirëve”. (A1 Imran, 39)

Pasi që ishte përgëzuar, në fytyrën e tij u paraqitën shenjat e çudisë dhe ai thirri, ashtu siç e përmend Kurani: “Ai tha: “O Zoti im, si mund të kem unë djalë, kur bashkë- shortja ime është beronjë dhe unë kam arritur pleqërinë e thellë?!” (Merjem, 8)

Meleku që ia dorëzonte shpalljen, me urdhrin e Zotit u përgjigj: “I tha: “Ashtu ka thënë Zoti yt. Kjo për mua është e lehtë. Unë të kam krijuar edhe ty më parë, ndërkohë që nuk ekzistoje”. (Merjem, 9)

Ndërsa ajeti: “O Zoti im, më jep ndonjë shenjë…!” do të thotë se ai kishte kërkuar prej Allahut ndonjë shenjë për kohën kur do të ndodhte fillimi i formimit të fëmijës dhe Allahu nëpërmjet melekëve i shpalli se shenjë për këtë do të jetë se ai tri ditë nuk do të flasë me asnjë njeri përveçse me anë të shenjave e ishareteve, ndërsa po ashtu e kishte urdhëruar që në këtë gjendje ta përforcojë dhikrin me zemër. Kur e dëgjoi këtë lajm të gëzuar, ai doli prej mihrabit i lumtur para popullit të tij dhe i urdhëroi ata me isharet që ta adhurojnë Allahun mëngjes e mbrëmje, sikurse në këtë ajet: “Ai doli nga fal- torja para popullit të vet dhe u bëri me shenjë atyre të lavdëronin Allahun në mëngjes dhe në mbrëmje!”

Muxhahidi, Ikrime, Suddi dhe Katade kanë thënë: “Ai e kishte mbyllur gjuhën e tij, nuk ishte i sëmurë.”

Kurse Ibën Zejdi ka thënë: “Ai i ka bërë tesbih Allahut, mirëpo me asnjë njeri nuk ka mundur të flasë.”

Kështu Allahu iu kishte përgjigjur pejgamberit dhe robit të Vet, Zekerijasë alejhi ue selem dhe ia kishte dhuruar Jahjanë alejhi ue selem ashtu siç rrëfejnë këto ajete: “(Kujtoje) Zekerijan, kur iu lut Zotit të vet: “O Zoti im, mos më lë vetëm (pa fëmijë), e Ti je trashëgimtari më i mirë.” Ne iu përgjigjëm atij dhe i dhuruam Jahjan, duke ia bërë gruan të aftë (për lindje). Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” (El-Enbija, 89-90)

Kjo është porosi për secilin njeri që nuk ka fëmijë, ndërsa të cilët dëshirojnë që Allahu xheleshenuhu t’u japë trashëgimtarë të mirë, se ata duhet pa ndalë të luten, sepse fëmijët janë dhuratë e Allahut për robërit e Tij dhe Ai mund të na i dhurojë ata neve kurdo që dëshiron Ai.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “XHIBRILI ALEJHI SELAM”

Tags:

Categories

Archives