Saturday, 23/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Duaja e iftarit

Duaja e iftarit

duaja e iftarit

Shejh Ibn Uthejmini (Allahu Azze ue Xhel e meshirofte), ka thene se prej lutjeve qe eshte transmetuar se duhet thene ne kohen e iftarit eshte: ”Allahumme leke sumtu ue ala rizkike eftartu (O Zoti im, per Ty agjerova dhe me furnizimin Tend po cel iftar).”

Gjithashtu transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, kur ka bere iftar ka thene: ”Dhehebedh dhame ue bteletil uruku ue thebetel exhru inshaAllah (Kaloi etja, u lagen venat dhe u fitua sevapi inshaAllah).” (Transmeton Ebu Davudi)

Shejh Uthejmini, gjithashtu ka thene se i the keto lutje apo ndonje lutje tjeter e cila te kujtohet ne castin e iftarit, t’i ke qelluar kohen e pergjigjes se lutjeve.

Ne baze te pergjigjes nga Shejh Ibn Uthejmini qe cekem me siper, eshte mustehab (e pelqyer), qe besimtari te thote ndonje dua gjate kohes se iftarit, pamvaresisht se cfare duaje thote.

Gjithashtu duate ben t’i themi edhe ne gjuhen shqipe.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pyetje pergjigje rreth ceshtjeve mjekesore te Ramazanit

Categories

Archives