Tuesday, 24/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Druri i kënas

Druri i kënas

kenaja

Ebu Davudi ka treguar se i Dërguari i All-llahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], ka thënë: ”Nuk ka bimë më të dashur për All-llahun [xhel-le she’nuhu] se druri i kënasë.“
Kënaja ndihmon në rritjen, bukurinë dhe volumin e flokëve, rrit freskinë rinore, përmirëson të shikuarit dhe është e dobishme në shërimin e kallove, puçrrave dhe të thatëve ndërmjet këmbëve.
Medicina moderne i ka vërtetuar me anë të zbulimeve më të reja se në të gjindet komponenta Naphthochinon, Lawsone, Tannin dhe tjera pjesë përbërëse, të cilat ndihmojnë lëkurën që lyhet me këna të djersitet më pak.
Po ashtu këna ka edhe veti për mbrojtjen e lëkurës dhe flokëve nga rrezatimet ultraviolete (UV) në mënyrë natyrore.
Për atë shkak edhe ditëve të sotme përdoret me shumicë në përgaditjen e shumë preparateve të kozmetikës nëpër botë me sukses shumë të madh dhe pa kundërefekte siç janë te ngjyrat e flokëve që përdoren ditëve të sotme të cilat përmbajnë Toxine shumë të dëmshme për trupin e njeriut.
Këna përdoret edhe në forma të kremit, pudrës, shamponave, zbutës të flokëve, ngjyrë, çaj, etj
Në vendet tona, këna më së shumti është e njohur si zbukurues,
Dhe ne si femra nuk duhet ta harrojmë edhe këtë veti të personalitetit tonë, për çka posaçërisht na ka porositur i Dërguari ynë Muhamedi s.a.v.s.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Nëse miza bie në pijen tënde
Tags:

Categories

Archives