Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Droga, ‘pluhuri’ që vret


Droga, ‘pluhuri’ që vret


Droga është një substancë toksike e cila mund të ndryshoj gjendjen e vetëdijes.
Drogat janë substance psikoaktive, të cilat pas futjes në organizëm shkaktojnë ndryshime në planin e sjelljes. Këto mund të jenë çrregullime afatshkurtëra dhe afatgjata.
Varësisht prej llojit të drogave disa prej tyre shkaktojnë varshmëri shumë më shpejt dhe shumë më të rëndë. Ndër drogat që përdoren më së shpeshti janë ato të cilat prodhohen nga bima Kanabis sativa (marihuana, hashashi).

Efektet e dëmshme në organizëm:

Varësisht nga lloji dhe nga mënyra e përdorimit ato kanë efekte shumë të dëmshme në organizëm duke filluar nga humbja e të përceptuarit, lodhje e organizmit, humbje e oreksit, rënie në peshë, dhimbje të shpeshta koke, sëmundje të organeve të frymëmarrjes, rënie të koncentrimit, vjellje, sëmundje të gjakut; te femrat rrezik i shtuar për shterpësi, çrregullime të ritmit të zemrës, pagjumësi, zbehje të kënaqësisë seksuale, etj.
Komplikimet tek personat që marrin drogë janë të shumta. Ndër komplikimet më të mëdha janë mbidozimi, koma, hepatitis B dhe C, SIDA (si pasojë e shkëmbimit te shiringave), etj.

Puna më e madhe që duhet bërë me këtë rast është parandalimi i kësaj dukurie negative në shoqëri.
Kjo mund të bëhet me ndihmën e gjithë atyre që kanë mundësi të ndikojnë në forma të ndryshme në ngritjen e vetëdijes tek të rinjët duke filluar që nga familja, rrethi ku ata jetojnë, shkolla, shoqëria, etj.

Fjalët penduese të një narkomani:

“Ah, sikur të mund që ta ktheja kohën pas, të isha i lumtur siç isha dikur, do ta shfrytëzoja çdo minutë të jetës sime që t’i realizoja dëshirat që aq shumë i ëndërroja, mirëpo, unë u nisa në një luftë, ku beteja gjithmonë është e humbur.
Dëshiroj të jetoj edhe pse jeta ime për mua më nuk ka kuptim.
Sa shumë e urrej ditën kur hyra në këtë rrugë të gabuar!
Sa vështirë qenka të zgjohesh çdo mëngjes duke i thënë vetes: Edhe sot qenkam gjallë!
O Zot, sa keq e paskam dënuar veten, e di që meritoj dënim të ashpër, por të lutem, më fal!

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si të forcojmë kujtesën ?

Përgatiti: Florentina Sylejmani

Categories

Archives