Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Drejtuar ty agjërues

Drejtuar ty agjërues

 

xhamia

DREJTUAR TY AGJËRUES

Në vigjilje të muajit të shenjtë, Ramazan, lus Allahun që fillimisht ta arrish atë, qoftë edhe një ditë… Krijuesi të përzgjodhi nga gjitha krijesat e tjera, të pajisi me intelekt në mënyrë që t’i të mos i pësosh disfatat që burim kanë injorancën dhe të mos humbësh këtë dhe botën tjetër. Andaj, ti mos u trego i pavëmendshëm ndaj këtyre dhuntive, sidomos në këtë muaj, vlera e të cilit nuk përshkruhet në këta rreshta. Shfrytëzoji të gjitha ‘monedhat për të blerë gjithë të mirat e këtij muaji’.
A dëshiron të jesh prej atyre, për të cilët thotë Allahu në Kur’an “ O ju që keni besuar, agjërimi u është bërë obligim ashtu siç u qe bërë obligim atyre që ishin para jush me qëllim që të bëheni të devotshëm” (El-Bekare: 183)?
Devotshmëria është çmimi i agjërimit.
Ec nëpër të gjitha rrugët që një ditë do të çojnë tek porta e Xhennetit, me emrin Er-Rejan. E destinuar vetëm për ty agjërues. Mendo, ç’vlerë paska agjërimi. Mos e percepto thjesht abstenim nga gjërat e ndaluara dhe kaq. Përfiton trupi dhe shpirti yt. Kam bindjen që e mësove sadopak vlerën, jepja hakun. Le të jetë koha jote e mbushur me përkushtim të plotë adhurimeve në këtë muaj. Agjërim, lexim Kur’ani, namazi në kohën e vet, përmendje e Allahut në çfarëdo gjendje, organizo iftar brenda mundësive tua, vizito farefisin, bëj dua vazhdimisht, respekto prindërit, ndihmoju fqinjëve në nevojat e tyre, ji i qetë, sepse ti je agjërues, nuk je mallkues. Ji me edukatë prej agjëruesi edhe pas këtij muaji.
Tani, më lejo të përgëzoj ardhjen e muajit të Ramazanit dhe Zoti të përgëzoftë ty me Xhennet. Amin, amin, amin.

Me respekt, vëllai yt në fe, Hoxhë Valdet Kamberi

Një shkrim tjetër i dobishëm  A e ke ditur ?

ramazani

Tags:

Categories

Archives