Friday, 24/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Drejtori i Policisë: Kosova rrezikohet nga krimi organizuar, jo nga ekstremizmi fetar


Drejtori i Policisë: Kosova rrezikohet nga krimi organizuar, jo nga ekstremizmi fetar


Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka thënë se s’ka rrezik nga grupet e caktuara fetare në Kosovë .

drejtori maxhuni

Ai ka thënë se s’ka as rrezik nga qytetarët që kanë shkuar në Siri për të luftuar kundër pushtetit atje.

I pyetur se cilat janë dy rreziqet kryesore që i kanosen shoqërisë në Kosovë, Maxhuni ka thënë se duke iu referuar analizave të institucionit që ai udhëheqë, rreziku i parë është krimi i organizuar pra narkotikët. Ndërsa, rreziku i dytë është gjendja e keqe ekonomike pra trazirat sociale ka thënë Maxhuni, në Puls të KTV’së, te Mufail Bajqinovci.

Ndërkohë, ndonëse është duke u zhvilluar një debat i ashpër për rrezikun nga ekstremizmi fetar, drejtori Shpend Maxhuni ka thënë se ky fenomen nuk mund të konsiderohet rrezik.

“Nuk ka rrezik serioz nga ekstremizmi fetar siç po i atribuohet vendit tonë. Ne përcjellim në çdo moment se a është rrezik për vendin. Kosova nuk është arenë e caqeve dhe sulmeve terroriste siç shohim në vende të ndryshme. Këto janë vlerësimet tona. Ne e kemi nën lupë edhe shkuarjen e njerëzve në luftën e Sirisë. Ne i kemi statistikat e sakta se sa është numri i luftëtarëve kosovarë në luftën e Sirisë por edhe atyre pjesëtarëve të organizatave terroriste”, ka thënë Maxhuni.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Zyrtarisht hapet fushata parazgjedhore në Kosovë

Categories

Archives