Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Drejtoju jetës ashtu siç është


Drejtoju jetës ashtu siç është


jeta

I’u përshtate jetës se vështire
kurse ti atë e dëshiron te pastër
nga vështirësitë e pengesat

Kështu është gjendja e kësaj jete, turbulluese e kënaqësive, me shume përgjegjësi, shumëngjyrëshe, e përzier me turbullira e kokëçarje, e ti ne raport me te je ne vështirësi. Kurrsesi nuk do te mund te gjesh fëmije apo grua, mik a fisnik e as banese e as pune e qe te mos është e shoqëruar me kokëçarje, andaj fike te nxehtët e te keqes se saj me te ftohtët e se mirës se saj, qe te shpëtosh e te mos lëndohesh e te plagosesh.

Deshi All-llahu qe kjo jete te jete përmbledhëse e dy te kundërtave, dy llojeve, dy grupeve, dy mendimeve – te keqes e te mirës, progresit e shkatërrimit, gëzimit e mërzisë, e pastaj qe tere e mira, gëzimi e mirësia te bashkohen te pasteta ne xhennet dhe qe tere e keqja, prishja e mërzia te mblidhen ne zjarr. “Kjo bote është e mallkuar, e mallkuar është çdo gjë qe gjendet ne te përveç përmendjes se All-llahut dhe asaj qe i ngjason asaj përveç dijetarit dhe nxënësit”(Hadith).

Andaj, jetoje realitetin tënd e mos u jep pas iluzionit dhe ngritu ne boten e idealeve, drejtoju jetës tende ashtu siç është ajo, adaptoje veten tende qe ta bashkëjetoje atë dhe te ekzistoje me te, ngase ne te nuk ka te përsosur e te plote asgjë, e nuk do te gjesh as shoqërues ideal, ngase përsosmëria, ideali dhe e plota nuk janë cilësi dhe çështje te kësaj jete.

Kurrsesi nuk mund te gjesh grua ideale e ne Hadith ka ardhë: “Mos ta urreje besimtari besimtaren nëse ne te sheh diçka qe e urren, ngase nëse nuk i pëlqen ndonjë virtyt i saj, e pëlqen ndonjë virtyt tjetër”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  DHJETË HAPAT PËR T’I REALIZUAR ËNDRRAT E TUA DREJT SUKSESIT

Prandaj duhet ta afrojmë, te mirëkuptojmë, te falim e te lëshojmë pe dhe ta marrim atë qe është me e lehte e ta braktisim atë qe është e vështire, t’i mbyllim sytë ndonjëherë e t’i drejtojmë hapat, te shtiremi se nuk po i vërejmë disa gjera. E ai qe nuk lëshon pe ne shume gjera kafshohet fort me dhembe shqyes dhe shkelet me patkua.Aid el Karni

Tags:

Categories

Archives