Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Drejtësia më e madhe në historinë e njerëzimit


Drejtësia më e madhe në historinë e njerëzimit


drejtesia
Tregimi i cili mahnit botën me ngjarjen e cila përjetoi qyteti i Samarkandit.
Samarkandi është një qytet në Uzbekistan, numëron afër 400 mijë banorë. Banorët e atij vendi janë taxhikistan, flasin gjuhën taxhike.
Në këtë qytet Islami ka arrit në vitin 87 hixhrij apo 705 m.
Ky qytet u çlirua në dorë të komandatit të njohur Kutejbe bin Muslim.
Pasi u çlirua ky vend dhe hyri ushtria muslimane në Samarkand.
Një djalë një ditë bërtit: o Kutejbe.Ne me ty kemi një çështje në gjyq.
U mblodhën priftat e atij vendi, komandanti i muslimanëve dhe kadia musliman. Duhej të sqarohej një gjë, ajo ishte se – Kutejbe kishte hy në këtë vend pa i thirr fare në Islam-.
Është dasht sëpari ai të i thirr në Islam banorët e Samarkandit, e nëse nuk e pranojnë i vehet atyre xhizje – tatim.
Ky djaloshi i tha kadiut : Kutejbe ka hy në vendin tonë pa na thirrë ne së pari në Islam.
Kadiu u çudit, tha : o Kutejbe a është e vërtetë kjo çka po thotë ky djalë?
Aty pranë ishin shumë e shumë prifërinj të mëdhenj që vetëm dëgjonin se çfarë do të ndodhë.
Kutejbe tha : e vërtetë, o kadi, nuk i kam ftuar së pari në Islam, por ti e din se lejohet mashtrimi në luftë.
Kadiu i tha : ti ke bërë aq gabim të madh, saqë tash detyrohesh ti me gjithë ushtrinë tënde të lësh Samarkandin, sepse i ke hy në hak këtij vendi.
Kadiu musliman i tha : të urdhëroj të tubosh ushtrinë tënde ku e ke e ku se ke, të dilni menjëherë prej këtu, e bashk me ju do të dal edhe unë.
Priftërinjtë u çuditën nga ajo çfarë dëgjonin veshët e tyre, a thua kjo me siguri do të ishte drejtësia më e madhe në historinë e njerëzimit.
E në mbrëmjen e asaj nate u dëgjuan vrapimet e kuajve dhe ecja e ushtrisë së madhe e cila e lëshonte Samarkandin. Ajo dilte prej këtij vendi, por mbrapa i la banorët e saj duke qajt e duke vajtuar se asnjëherë nuk kishin parë e as dëgjuar për një drejtësi të tillë.
U mblodhën gjithë priftërinjtë dhe krerët e popullit të Samarkandit e shkuan në shatorat e ushtrisë muslimane që gjendeshin larg fort larg nga qyteti, dhe të gjithë dëshmuan la ilahe ilallah Muhamedun Resulullah.

Një shkrim tjetër i dobishëm  KUR DO JEMI TË KËNAQUR ME GJENDJEN TONË!

Kjo ishte dhe është historia më e drejtë që njeh njerëzimi, fillimi është Islam por edhe fundi është Islam.

Categories

Archives