Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dredhëzat te dobishme për zemër


Dredhëzat te dobishme për zemër


dredhezat

Një lajm i mirë arrin nga Universiteti i Oklahomës, SHBA, ku shkencëtarët kanë vërejtur se dredhëzat ulin nivelin e kolesterolit në gjak.

Studiuesit gjatë 4 javëve kanë përcjellë gra të cilat vuajnë nga sindroma metabolike dhe të cilat kanë konsumuar çdo ditë nga 25 gramë pluhur nga dredhëzat e ngrira dhe të thara. Ata kanë vërejtur një ulje e nivelit të kolesterolit të përgjithshëm dhe LDL kolesterolit për 6%.

Dredhëzat, të cilat tashmë një kohë të gjatë janë të njohura si antioksidues i fuqishëm me përbërësit e saj bioaktiv, ulin peroksidimin e lipideve, duke ulur kështu edhe LDL-kolesterolin në gjak dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë parandalojnë krijimin dhe zhvillimin e shtresave aterosklerotike në enët e gjakut.

Substancat më meritore të dredhëzës për këtë efekt janë fitorerolet, proteinat dhe flavonoidet. Studimi ka treguar se konsumimi i përditshëm i dredhëzave dhe produkteve të saj, mund të jetë i një rëndësie të madhe te personat me sindromë metabolike./PK/.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Fakte te mahnitshme per mangon

Categories

Archives