Wednesday, 23/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dredhëzat parandalojnë celulitin

Dredhëzat parandalojnë celulitin

Dredheza1

Përfitimet nga dredhëzat janë të pafundme, përveçse ka shumë pak kalori (një porcion prej tetë dredhëzave ka vetëm 150 kalori), ajo është një aleate e shkëlqyeshme për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës

uke qenë se e pastron dhe e ushqen lëkurën dhe, në saje të vitaminës C dhe A e mban të butë dhe të tendosur, do të jetë e mjaftueshme që një herë ose dy herë në javë të vendosni në fytyrë dredhëza të prera në rrathë, ose të bëni prej tyre maskë të butë, të cilën më pas do ta shpëlani së pari me ujë të vakët, dhe pastaj me ujë të ftohtë.

Nëse i pastroni dhëmbët me to, do t’i hiqni shtresat e mbledhura dhe dhëmbët do t’i bëni më të bardhë.

Popullatën femërore me siguri do ta gëzojë fakti që dredhëzat mund të ndihmojnë në luftën kundër celulitit, transmeton Koha.net. Vitaminat A dhe C janë antioksidante, dhe ato e ngadalësojnë plakjen dhe humbjen e elasticitetit të indeve, shkatërrojnë radikalet e lira, prandaj konsumi i rregullt i dredhëzave do ta përshpejtojë qarkullimin e gjakut dhe do të ndihmojë në luftën kundër armikut të urryer të shumë femrave.

Megjithatë, nëse jeni duke bërë luftë të vazhdueshme me peshën e tepërt, do të gëzoheni kur të dëgjoni se dredhëzat e përshpejtojnë metabolizmin dhe e reduktojnë oreksin, dhe kanë pak kalori.

Nëse dëshironi, mund ta provoni një nga këto tri propozimet për maskë për fytyrë:

Dredhëza me mjaltë – 2-3 lugë pure dredhëzash, përzieni me një lugë të vogël me mjaltë. Aplikoni përzierjen në fytyrë, pastaj shpëlani pas 20 minutash. Bëjeni këtë një herë ose dy herë në javë për ta pasur një lëkurë rrezatuese.

Dredhëza me limon – Kombinimi i limonit dhe i dredhëzave është shumë i mirë për fytyrë. Merrni gjysmë gote me dredhëza pure dhe pastaj shtrydhni limonin në të. Aplikoni përzierjen në fytyrën tuaj dhe lëreni për 10 minuta. Shpëlani dhe lëkura juaj do të jetë e bukur dhe e butë.

Dredhëza me jogurt – Merrni 3-4 lugë të vogla me dredhëza pure dhe përzieni me 1-2 lugë të vogla jogurt. Aplikoni atë në tërë fytyrën dhe shpëlani pas 15 minutash. Masazhoni butë lëkurën pas larjes. Luleshtrydhet do të bëjnë që fytyra juaj të duket më e re.

Categories

Archives