Saturday, 18/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dr. Tedd Koren – E vërteta rreth vaksinimit (Pjesa 1)

Dr. Tedd Koren – E vërteta rreth vaksinimit (Pjesa 1)

images[kopa_button color=”e.g. red, black, blue, yellow, purple, green” href=”e.q. http://kopatheme.com”][/kopa_button]

Dr. Tedd Koren – E vërteta rreth vaksinimit (Pjesa 1) 

Mirësevini në këtë takim të (emisionit) “Shëndeti fenomenal”.

Unë jam Dr. Jeff Hockings; Sot, ne do të flasim për vaksinat – një nga temat më të ndjeshme e më kundërthënëse në vendin tonë.

Nëse keni fëmijë e mendoni për t’i vaksinuar apo jeni një i rritur e mendoni për një vaksinë kundër gripit që të jeni shëndetshëm, ju do ta pëlqeni këtë temë, ndaj mos u largoni (nga ekrani), (se) do të kthehemi përnjëherë.

Përshëndetje! (Unë) jam Dr. Jeff Hockings e ju jeni duke shikuar (emisionin) “Shëndeti fenomenal”.

(Unë) jam shumë me fat që sot, këtu, të kem një legjendë të vërtetë në profesionin e kiropraktikës, Dr. Tedd Koren.

Dr. Koren është themelues i botimeve “Koren”, që është furnizuesi më i madh i mjeteve për edukimin e pacientëve, mjekëve, dhe shpikës i teknikave të veçanta “Koren”.

Sot, ai është këtu që të flasë për vaksinimin.

– Dr. Koren, mirëserdhët në emisionin tonë.

– Ju falënderit.

Shumë falënderit dhe juve që keni ardhur. Fillimisht, dua t’i tregoni publikut që na shikon se, çfarë ju shtyu në temën e vaksinimit, sepse ne e dimë që ju jeni një ekspert i njohur ndërkombëtar në këtë fushë.

Pra, na tregoni se si ju u përfshit në të?

– Ashtu si të gjithë të tjerët në jetën e tyre personale: (shkas) lindja e djalit tim.

Nuk doja ta vaksinoj, nuk ndjehesha mirë, ndaj fillova pak ta studioj (këtë).

Në kokën time më kapërcenin dyshime të shumta: “A jam (unë) duke bërë gjënë e duhur?

A është ai disi i pambrojtur? A është e vlefshme për të anashkaluar një sistem shkollor? A ja vlen konflikti me ligjin?

Pse nuk do ta vaksinoja?” Ndaj, unë fillova të shfletoj literaturë – kërkime shkencore në këtë temë.

Ndaj dhe kam gjetur (shpalosur) tërë problemin.

Kam kuptuar se ç’i flitet (tregohet) publikut është shumë më ndryshe nga ajo që shkencëtarët dhe mjekët flasin me njëri-tjetrin.

– A e vënë në dyshim edhe prindërit tjerë vaksinimin apo është vetëm rastësi e një numri të vogël e njerëzve?

– Njerëzit gjithmonë e kanë vënë në dyshim vaksinimin, por tani numri i tyre është rritur në masë të madhe më shumë se kurrë më parë.

“Wall Street Journal” raportoi se rreth një-e-katërta e gjithë prindërve shqetësohen për vaksinat që u jepen fëmijëve të tyre.

Dhe tani, me hulumtimet e vaksinimit lidhur me autizmin e çrregullimet në të zhvilluarit, çrregullimet në të mësuarit dhe retardim … … prindërit fillojnë të parashtrojnë shumë pyetje të ndjeshme dhe shumë prindër refuzojnë vaksinat.

Ju e dini që në botën bashkëkohore, ku revistat mjekësore diskutojnë se si t’i qasen kësaj teme me pacientët.

Më parë ajo ishte një doktrinë, por tani ajo rishqyrtohet.

Një numër i madh i mjekëve filluan të dyshojnë në vaksinimin dhe nuk i përkasin më grupit të parë.

 

– Ja një pyetje 1 milion dollarëshe: “A janë fëmijët e vaksinuar më të shëndetshëm se fëmijët e jovaksinuar?” Gjithçka sillet rreth kësaj (pyetje).

Nëse ajo që thonë ata është e vërtetë, se vaksinimi funksionon, atëherë fëmijët e vaksinuar duhet të jenë më të shëndetshëm se jo të vaksinuarit, apo jo?!

 

– Ju qëlluat m’u në thelbin e problemit: të gjithë prindërit duan të kenë një procedurë, – për vaksinim apo çfarëdo tjetër – sepse ata duan që fëmija e tyre të jetë i shëndetshëm.

E ju do të mendoni se ekzistojnë një sërë studimesh që tregojnë se fëmijët e vaksinuar janë më të shëndetshëm se fëmijët jo të vaksinuar.

Nuk ekziston asnjë studim i vetëm që tregon një gjë të tillë: ASNJË.

Ka gjithnjë e më shumë studime që tregojnë se e kundërta është e vërtetë:

fëmijët e vaksinuar janë ato me autizëm, me alergji, me astmë, me probleme neurologjike, me imunitet të dobët, me çrregullime personaliteti, me kancer… e JO fëmijët e pavaksinuar.

Periudhën e fundit është publikuar një studim i rëndësishëm për Amishët.

Amishët NUK vaksinohen; kështu që duhet të ketë qindra-e-qindra fëmijë autikë në komunitetin Amish… ndërsa numri i tyre është ZERO (të sëmurë).

 

– E çuditshme!

 

E gjithnjë e më shumë, studime të ndryshme tregojnë se… p.sh. një nga Zelanda e Re në revistën për epidemiologji, të gjitha këto janë studime periodike që tregojnë se, fëmijët e vaksinuar … …në grupin që kanë studijuar, 25% e tyre kanë alergji apo astmë, ndërsa fëmijët e pavaksinuar – ASNJË: ZERO.

Studimet nga e gjithë bota përsërisin të njëjtën gjë!

 

– Edhe unë gjithashtu e kam hulumtuar këtë dhe besoj fort në atë që thoni: unë nuk e vaksinoj fëmijën tim dhe u rekomandoj të njëjtën gjë pacientëve të mi.

Por, ajo që më duket interesante është se, nëse vaksinimi është efikas, pse kompanitë farmaceutike nuk kryejnë studime që të krahasojnë fëmijët e vaksinuar me ata të pavaksinuar.

Ngase nëse do të ishin të sigurt në atë që do të paraqitnin, ju do të mendonit se ata do të dëshironin që të kryejnë studime të tilla për t’i sfiduar të gjithë ata që janë kundër vaksinimit.

 

– E ndoshta ata edhe e kanë bërë një të tillë, por ata kurrë nuk e kanë publikuar një gjë të tillë – të paktën sa e dimë.

Hm harroj një term, ndoshta e quajnë “test në të thatë” apo e ngjashme… …mirëpo studimet i vënë në sirtar, e kurrë nuk ua dërgojnë revistave profesionale për t’i publikuar – përshkak se u jep një hije të zezë.

Ata çdoherë e bëjnë një gjë të tillë me produktet farmaceutike; ekzistojnë artikuj e revista si dhe tekste mjekësie në lidhje me këtë problem serioz… …ku nëse studimet tregojnë se një medikament apo procedurë nuk funksionon, ata thjesht nuk e paraqesin (nuk e pohojnë).

Ata i paraqesin vetëm studimet që u interesojnë (konvenojnë).

 

– …Vetëm ata që mbështesin teoritë e tyre, për të arritur qëllimet e tyre.

 

– Padyshim! E ju mund të shihni se kjo është gjë e zakonshme.

E ekzistojnë një sërë e artikujve dhe diskutim i shumtë në lidhje me dyshimin se “pse sot fëmijët tanë janë aq të sëmurë?”

Ne do të duhej të kemi një vend aq të bukur, ushqim të shëndetshëm – një vend i pasur, nëse pak e krahasojmë me vendet tjera….

Pse fëmijët tanë janë aq të sëmurë? Shiko të gjitha klasat për fëmijë me nevoja të veçanta… …nëqoftëse ju do të flisnit me mësuesit e atyre fëmijëve, të cilët punojnë për një kohë të gjatë, provoni me dikë i cili është para pensionimit… …dhe pyesni: “A ka ndryshim nga koha kur ju keni filluar punën?” Ata do t’ju shikojnë sikur të kishit rënë nga Marsi.

Ata do të thoshin: “O Zot! Kur unë kam filluar të punoj, kemi pasur vetëm disa! Tani ata janë kudo!”

E dini se tani kemi shkolla që janë të përkushtuara plotësisht për fëmijët me nevoja të veçanta – jo vetëm numër klasash!

Kur unë shkoja në shkollë, më kujtohet që kishim vetëm tre fëmijë të tillë në gjithë shkollën… …në shkollën fillore në Brooklyn: (vetëm) tre fëmijë të cilët kishin nevoja të veçanta, siç thonë.

Ndërsa tani kemi klasa të tëra, dhe kjo padyshim mbingarkon dhe buxhetet.

Prej se vjen e gjithë kjo!? Pse fëmijët tanë janë mbushur kështu me sëmundje kronike?; të cilën gjë ne kurrë nuk e kemi pasur më parë.

Dhe vaksinimi … kjo kurrë nuk ka ndodhur derisa filloi vaksinimi!

 

– E ajo çfarë thotë profesioni mjekësor për vaksinat është “PO” – ekziston një rrezik, por përfitimet (dobitë) janë më të mëdha se rreziqet.

A është kjo vërtet e saktë? A janë përfitimet (dobitë) më të mëdha e rreziku i vogël – të paktën sipas tyre?

 

– Kjo është çështja: njerëzit do të bien dakord për procedurën – nëse ata mendojnë se mundësitë për t’u lënduar do të jenë minimalisht të vogla.

Së pari, njerëzit do të pyesnin: “Cila është mundësia që vaksina të dëmtojë apo të paralizojë fëmijën tim?”

E ndërsa mjeku do t’u përgjigjej: “Një në një milion!”

Pastaj filluan të dalin studime dhe kjo ishte 1:160 që fëmija të fitojë dëmtim të sistemit nervor.

Dr. Harris Coulter, një historian mjekësor me famë botërore, thotë se, “mundësia e fëmijës që të përfitojë dëmtime të rënda nga vaksina është 1:5-6´´.

 

– Kjo është e pabesueshme!

 

– Unë mendoj se, fjala e Coulterit ka që 20 apo 15 vite (më parë), dhe kjo është shumë e ulët.

Përshkak se sa fëmijë ka sot që kanë alergji, astmë…? E sa fëmijë ka që kanë probleme neurologjike? Raporti është 1:2.

Dhe ata i shikojnë këta numra dhe thonë: “Oh, ndoshta shkaktare është ndotja.”

Por pastaj zbulojmë se … p.sh.. miku im punon në Kubë, e një pjesë të vitit jeton në Angli.

Më tregon se në Kubë, në Havana, nëse shikoni qiellin, ai është i pastër.

Nuk ka gaz, nuk ka mjegull – nuk ka aspak ndotje.

Por përsëri, të gjithë apo shumica kanë inhalatorë. E nëqoftëse nuk mund të furnizohen me të tillë, ato thjesht do të vuajnë nga astma.

Ai tha se kjo ishte nga VAKSINIMI. Kur regjimi komunist e mori pushtetin, caktuan vaksinimin si të detyrueshëm për të gjithë.

E tani kanë një epidemi të tmerrshme të astmës në Kubë.

Nga ana tjetër, keni qytete të tëra që janë tmerrësisht të ndotura, të tilla si Mexico City apo Jakarta në Indonezi, ku atje astma është pothuajse e panjohur… …sepse atje shumë pak e zbatojnë vaksinimin.

 

– Po në lidhje me poliomielitin? Sepse unë kur me njerëzit bisedoj rreth filozofisë sime rreth vaksinimit, ata thonë:

“Vaksina e shëroi atë!?”

E mendojnë se vaksinat janë diçka e madhështore e poliomieliti u zhduk.

 

– Kjo është (ndoshta) një nga gënjeshtrat më të mëdha që profesioni mjekësor ka promovuar ndonjëherë.

Polio ka qenë gjithmonë e njohur si një sëmundje e shkaktuar nga kimikatet toksike, plumbi, arseni si dhe pesticidet tjera, njashtu dhe helmime nga metalet e rënda.

Poliomieliti (paraliza e fëmijëve) së pari herë është vënë re kur është kryer spërkatja sipër komuniteteve të ndryshme… …fëmijët filluan të sëmuren nga paraliza flakcide akute (AFP) dhe me të njëjtin emër ende është i njohur në gjithë botën.

E pse nuk quhet “paralizë fëmijërore (polio)”? Përshkakse “vaksina kundër saj e shëroi atë(?)”.

Edhe pse janë të njëjtat simptoma – kjo për ta nuk është paralizë fëmijërore.

Por poliomieliti ishte i njohur se shkaktohet nga pesticidet dhe toksinat helmuese.

Madje, një kohë, mendoj se në vitin 1930, Anglia kërcënoi për ta ndaluar importin e frutave (pemëve) nga Shtetet e Bashkuara përshkak se ato shkaktonin paralizë në fëmijët e tyre.

Paraliza te fëmijët filloi të zhduket kur ata filluan të ndryshojnë ligjet në lidhje me pesticidet, e të cilat (ligje) u bënë më të rrepta.

Në fakt, vaksina doli në vitin 1955, por deri atëherë polio tashmë kishte rënë në 1/3 e asaj që ishte në vitin 1952.

Ndaj, pa asnjë vaksinë, sëmundja kishte rënë për 2/3, përshkak se kishin ndaluar përdorimin apo zvogëlimin e sasisë së pesticideve.

E është me të vërtet e tmerrshme, sepse poliomieliti nuk ishte një sëmundje e vendeve të varfra… …siç e dini, epidemitë zakonisht janë shfaqur në fëlliqësira, në mjerim dhe në varfëri.

Kjo po ndodhte në vendet e pasura!

Categories

Archives