Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dr.Shefqet Krasniqi:Albin hajde në xhami

Dr.Shefqet Krasniqi:Albin hajde në xhami

Shefqet KrasniqiImami i Xhamisë së madhe në Prishtinë, dr.Shefqet Krasniqi, ka përshëndetur përgjigjen e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë intervistës në Rubikon në KTV, për lejimin e shamive te nxënëset 16 vjeçare nëpër shkollat publike.

“Deklarata dhe përmbajtja e liderit të Vetëvendosjes mbrëmë në KTV ishte për t’u lavdëruar. Është hera e parë kur një lider me ndikim politik del dhe shaminë e sheh si të drejtë, sigurisht, edhe për shkak të asaj që tashmë kanë parë në botën perëndimore se të qenit laik nuk do të thotë t’ia mohosh të drejtat një komuniteti”, thotë Krasniqi, njofton Krenaria.

Hoxhë Krasniqit poashtu i ka pëlqyer fakti që Kurti ka pranuar përkatësinë e tij muslimane dhe shpreh dëshirën që ai të vij edhe në xhami.

“Kam mbetur jashtëzakonisht i kënaqur edhe me guximin e Albinit që ta shpreh përkatësinë e tij muslimane, dhe, edhe pse thotë se nuk është praktikues, ne lutemi që ai një ditë të na vjen në xhami. Le të merr shembull liderët botëror, të cilët nuk ngurrojnë dhe nuk kanë turp të manifestojnë besimin e tyre fetar.”

Kurti, gjatë intervistës në Rubikon tha se Vetëvendosje është për mësim besimin mbi fetë por jo fenë në shkolla, dhe se VV-ja është edhe për bartjen e shamisë në shkolla.

Megjithëkëtë Krasniqi ka një korrigjim për Kurtin.

“Shamia është obligim jo nga mosha 16 vjeçare por nga momenti kur një vajzë hyn në pubertet, pra nga momenti kur shfaqen shenjat e para të pjekurisë seksuale. Është çështje kjo që nuk do kompromis, për shkak të përcaktimit të saj drejtpërdrejtë nga Krijuesi Fuqiplotë.”

Hoxhë Krasniqi shpreson që shembullin e Kurtit ta ndjekin edhe njerëz të partive tjera.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Adem Ramadani në Ramazan na freskoi me videoklip

“Le të shpresojmë se me Albinin po hapet një kapitull i ri në politikën kosovare. Le ta ndjekin këtë shembull edhe partitë tjera. Le t’ua plotësojnë kërkesat popullit, pavarësisht përkatësisë fetare.”

Krejt në fund. Hoxhë Krasniqi lutë që reagimi i tij të mos interpretohet si mbështetje për Vetëvendosjen, pasi siç thotë ai, nuk i përket asnjë partie ndërsa nuk mohon se do t’i përkrah ata që ia duan të mirën këtij vendi, pavarësisht partisë që kanë./Shembulli/

Categories

Archives