Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dr. Shefqet Krasniqi reagon ndaj lajmit të paverifikuar në ‘Presheva Jonë’; Nuk kam thënë se ‘Rama është si Millosheviçi’

Dr. Shefqet Krasniqi reagon ndaj lajmit të paverifikuar në ‘Presheva Jonë’; Nuk kam thënë se ‘Rama është si Millosheviçi’

shefqeti

Përmes kësaj deklarate dua të njoftoj publikun e gjerë se një lajm është përvjedhur në emër tim në portalin ‘Presheva Jonë’ se kinse unë paskam krahasuar Ramën me Millosheviçin.

Unë e kuptoj nijetin e mirë të djelmoshave të këtij portali dhe mund të pajtohem me ta se deklaratat e kryeministrit shqiptar z. Edi Rama tingëllojnë raciste kur deklaron se Shqipëria “nuk është vend musliman por vend evropian me shumicë muslimane”. Në fakt, këtë populli ynë në Kosovë e ka shprehur përmes thënies popullore ‘jo buka, por kulaçi’.

SHBA, BE, tërë Evropa por edhe tërë bota e di për shumicat muslimane në Shqipëri, Kosovë, e gjetiu në Ballkan, dhe mu për këtë politikanët, analistët, gazetarët dhe publicistët e ndryshëm i referohen këtyre vendeve si vende muslimane për shkak të përkatësisë fetare të shumicës së popujve të tyre, pikërisht ashtu siç i referohen Evropës apo botës perëndimore si e krishterë për shkak të besimit të shumicës së popullatave të tyre.

Unë po ashtu konsideroj se pranimi apo mospranimi i Shqipërisë si Kandidat në BE nuk varet absolutisht nga përkatësia fetare e shumicës së banorëve të saj, por varet nga sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pra le të mos bëhet përkatësia e muslimanëve monopol dhe lojë politike nga liderët dhe udhëheqësit tanë, qoftë këndej apo andej kufirit.

Por, dua që në theks të veçantë të potencoj se unë nuk e kam konsideruar, e as që mund ta krahasoj, kryeministrin shqiptar Edi Rama me kasapin e Ballkanit ish-diktatorin Millosheviç. Rama, sido që të jetë, është kryeministër i shtetit tonë amë, vend ky që na u gjet në momentet më kritike të rrjedhës sonë politike drejt shtetndërtimit të Kosovës.

Ndaj, kërkoj nga portali në fjalë që ose të përmirësoj ose ta heq këtë titull dhe deklaratë të postuar në emër tim. Po ashtu kërkoj nga portalet tjera që kanë postuar deklaratën ta heqin atë pasi që unë nuk kam bërë një krahasim të atillë.

Miqësisht i Juaji,

Dr. Shefqet Krasniqi

Categories

Archives