Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

” Dora e Falënderimit ” kap gishtin e mjekut !

” Dora e Falënderimit ” kap gishtin e mjekut !


Kjo fotografi që po ju paraqesim, në fakt duhej të zgjidhej si ” Fotografia e Dekadës ”, por nuk ndodhi kështu. Një kopje e saj u publikua në një gazetë amerikane, por jo çdokujt i ra në dorë.

Kjo është fotografia e një foshnje 21-javore të palindur, i cili po operohej nga kirurgu Dr. Bruner.

U diagnostikua se foshnja (fetusi) vuante nga ‘spina bifida’, një sëmundje që nuk do ta lejonte të mbijetonte, nëse dilte nga barku i nënës.Nëna e foshnjes së vogël, një infermiere obstetrike në Atlanta, ishte rreth 5 muajsh shtatzënë kur verifikoi se foshnja e saj ende e palindur vuante nga kjo sëmundje. Por ajo kishte dëgjuar për aftësitë e kirurgut Bruner dhe për ndërhyrjet që kryen ai, kur foshnja është ende në mitër, ndaj ishte e gatshme që të operohej me qëllim që të shpëtonte foshnjën e saj.

Gjatë procesit të operimit, mjeku heq një pjesë të mitrës sipas seksionit C dhe bën një incizion(prerje) të vogël për të operuar beben-fetus. Pasi kreu operacionin, foshnja e vogël me dorën e tij të brishtë por të formuar, i kapi mjekut gishtin.

” Ky ishte çasti më emocional i jetës sime ”, u shpreh mjeku i prekur. Për një moment ai ngriu, duke e lënë procedurën pezull.

Aparati fotografik arriti ta kapë këtë çast shumë prekës. Madje, kur u botua në gazetë, fotografia kishte titullin ” Dora e Falënderimit ” ndërsa përshkrimi i fotos fillonte:

” Dora e vogël e fetusit 21-javor del nga mitra e nënës dhe kap gishtin e doktorit Burner, sikur ka dashur ta falënderojë mjekun ”.

Nëna e foshnjes së vogël tha se ata qanë për ditë të tëra, pasi panë fotografinë.

Ajo tha se fotografia u kujton atyre se shtatezania nuk sjell semundje dhe lodhje mirepo por është për të dhënë jetën për një person tjetër që është i vogël dhe i dobët dhe ka nevojë për mbrojtjen tuaj.

Foshnja erdhi në jetë pas operacionit të bërë, i cili pati 100% sukses – elhamdulilah – dhe ky fëmijë gëzon shëndet të plotë. Por gjithsesi, ai e ka një kujtim, fotografinë, nga koha kur nuk kishte dalë akoma në jetë.

Pershtati: Mjekesia Islame

 
Një shkrim tjetër i dobishëm  Kjo është receta që mund t’ju ndihmojë nëse doni të lini duhanin

Categories

Archives