Monday, 22/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Doni fëmijë ? – Hiqni dorë nga Duhani


Doni fëmijë ? – Hiqni dorë nga Duhani


Një studim i fundit i prezantuar në takimin e Shoqatës Evropiane për Riprodhimin Njerëzor dhe Embriologji, tregon qartë se embrionet e nënave që pinë duhan zhvillohen më ngadalë se embrioni i nënave që nuk pinë duhan.

Akademikët franceze në një klinikë Fertilizimi In Vitro i bënë fotografi një vezoreje nga momenti që u fertilizua deri në momentin që ishte e gatshme të implantohet tek nëna. Në të gjitha fazat e zhvillimit, embrionet e duhanpirësve ishin në vijimësi disa orë prapa, tregon studimi.

Udhëheqësi kërkimor, nga Spitali Universitar i Nantesit, Dr Thomas Freour tha: “Nëse dëshironi fëmijë, hiqni dorë nga duhanpirja”.
Duhanpirja njihet si një ndër arsyet që pakëson mundësitë e mbetjes shtatzënë. Kjo është një ndër arsyet që disa spitale në Britaninë e Madhe u kërkojnë çifteve të heqin dorë nga duhani para se nisin trajtimin për fertilizim.

Vezoret e Fertilizuara In Vitro në fillim zhvillohen në laborator, çka u ka dhënë mundësinë shkencëtarëve të shohin shpejtësinë e ndarjes së qelizave. Kështu ata analizuan zhvillimin e 868 embrioneve – 139 prej të cilëve me prindër duhanpirës, ku shikuan se në të gjitha fazat e zhvillimit këto të fundit ishin disa orë prapa.
Në klinikë u pa se embrionet e prindërve jo duhanpirës arritën fazën pesë-qelizore pas 49 orësh, ndërsa ato me prindër duhanpirës pas 50 orësh, fazën tetë qelizore respektivisht pas 58 orësh dhe 62 orësh.

Dr Thomas Freour, tha për “BBC”-në se “Embrionet e nënave duhanpirëse veprojnë më ngadalë, ka vonesë në zhvillimin e tyre. Mesatarisht dy orë. Kjo është diçka që nuk dihej më parë”.
Zbulimet e reja u prezantuan në takimin e Shoqatës Evropiane për riprodhimin njerëzor dhe Embriologjinë në Turqi.

Një shkrim tjetër i dobishëm  A janë fëmijët më të zgjuar se kurrë më parë?

Categories

Archives