Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Donatorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe shprehin interesim për investime në shëndetësinë kosovare


Donatorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe shprehin interesim për investime në shëndetësinë kosovare


ferdi agani
Prishtinë, 21.02.2014

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani me bashkëpuntorë, priti sot përfaqësuesin e Khalifa Foundation nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Youssif Ibrahim AlHosany.

Në takim u bisedua për mundësinë e mbështetjes nga ana e EBA-së të projekteve në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Ministri Agani, pasi informoi mysafirin për punën që është bërë në shëndetësi, që nga pas lufta e deri në pavarësinë e vendit, e në veçanti prej pavarësisë e këtej, theksoi se Kosova ka nevojë për ndihmën e miqve të saj në mbështetje në fushën e shëndetësisë.

Ndihmat do të ishin të mirëseardhura, potencoi Ministri, duke përmendur fushat ku mund të intervenohet me investime nga kjo organizatë arabe siç janë kirurgjia e fëmijëve, ortopedia dhe endoskopia, e gjithashtu edhe në Spitalin e Vushtrrisë që mban emrin e princit të EBA-së, “Sheik Al Zayed”.

Z. Youssif Ibrahim AlHosany, falënderoi për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën. Ai theksoi se ka ardhur të shohë projektet dhe mundësitë e realizimit të tyre në sektorin shëndetësor.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Dridhet sërish toka

Categories

Archives