Sunday, 18/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Domethënia simbolike e sheges disa fe



Domethënia simbolike e sheges disa fe

Shega

Domethënia simbolike

Shega përmendet në tre vende në Kur’an, dy herë sikur dhurata nga Allahu i Madhërishëm.

Allahu thotë:

“Është Ai që lëshon nga qielli ujë, nëpërmjet të cilit Ai nxjerr sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri në kallinj, palma hurme të ngarkuara me kalaveshë të ulët, kopshte rrushi, ulliri dhe shege, që ngjajnë, por që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Vështroni frytet e tyre kur formohen dhe piqen. Sigurisht që në këto ka shenja për njerëzit që besojnë.” (El-En’amë, 99)

Po ashtu thotë:

“Është Ai që ka krijuar kopshte vreshtash të larta dhe të shtruara, hurma dhe bimë, me shije të ndryshme, ullinj e shegë, të ngjashme dhe të ndryshme. Hani frutat e tyre kurdo që të prodhojnë dhe jepni atë që është detyrë në ditën e vjeljes së tyre! Por mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë!” (El-En’amë, 114)





Në ajetin tjetër thotë:

“Atje do të ketë fruta, palma hurmash dhe shegë.” (Err-Rrahman, 68)

(Kur’an përkthimi i Hasan Nahit)

Ndoshta edhe nga ky fakt se përmendet tre herë në Kur’an thuhet se ngrënia e vetëm tri shegëve brenda një viti mund të pengojë konjunktivitin atë vit. Allahu i Gjithëdijshëm e di më së miri.

Në fenë katolike farat e shegëve simbolizonin individët me fenë e njëjtë, të bashkuar në një bashkësi. Disa komente nga Bibla thonë se pema me të cilën u mashtrua dhe ngrëni Hava në Xhenet dhe pastaj u dëbua nga Xheneti; ishte shega. Fruti luan një rol të rëndësishëm edhe në fenë jahudite. Këta mendojnë se në shegë janë gjithsej 613 fara, aq janë edhe numri i urdhrave në Dhiatën e Vjetër. Në Budhismus shega është njëra prej tre frutave të bekuara – së bashku me pjeshkën dhe limonin. Ka edhe të dhëna të shumta tjera, por ne po përmendim vetëm këto.