Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Dobitë shëndetsore të cajit të gjelbër

Dobitë shëndetsore të cajit të gjelbër

Të mirat shëndetsore dhe efektet e çajit të gjelber janë zbuluar 4000 vite më parë dhe qysh atëherë konsiderohet si pije e mrekullueshme!
Më poshtë do t’i përmendim disa prej tyre:

1. Çaji i gjelbër zvogëlon rrezikun nga kanceri

Deri më tani janë bërë studime të ndryshme për çajin e gjelbër dhe kancerin dhe është vërtetuar se EGCG që gjendet në çajin e gjelbër rregullon dhe ndalon zhvillimin e kancerit duke vrarë qelizat që zhvillojnë kancerin. Të pish vetëm dy gota në ditë të çajit të gjelbër ju do të zvogëloni rrezikun e kancerit të mushkërive për 18%. Është një hap shumë i lehtë i parandalimit të kanceri, pse të mos përfitosh?2. Çaji i gjelbër lehtëson dhembjet nga artriti reumatoidNëse keni vuajtur nga artriti reumatoid për disa vite dhe jeni ballafaquar me dhembjet atëherë çaji i gjelbër mund të ndihmoj në lehtësimin e dhimbjeve. Prapë ECEG mbron të gjitha dëmtimet e kërcit dhe zvogëlon të gjitha të ënjturat e shkaktuara nga ky çrregullim. Kjo është një nga dobitë shëndetësore të çajit të gjelbër që mjekët kanë vërejtur dhe kanë rekomanduar si një ilaç për shërimin e artritit.

3. Çaji i gjelbër stabilizon nivelin e kolesterolit

Keni kolesterol dhe nuk mundeni assesi ta stabilizoni? E pra, një dobi tjetër e çaji të gjelbër është aftësia e zvogëlimit të niveleve të kolesterolit! Çaji i gjelbër parandalon trupin tuaj në konvertimin e LDL (kolesteroli keq) në formë oksiduese. Çaji i gjelbër ndihmon në sigurimin që arteriet tuaja të janë të pastra dhe gjithashtu ulë gjasat e sulmit në zemër apo në tru.

4. Çaji i gjelbër forcon sistemin e imunitetit

Sëmureni shpesh apo thjeshtë nuk ndiheni mirë? Ky çaj mund të ndihmoj të forcosh sistemin e imunitetit kështu që gjatë sezoneve të ftohta ti nuk sëmuresh edhe aq shpesh! Çaji i gjelbër është i njohur se forcon aktivitetin e qelizave T Gama Delta, të cilat të mbajnë të shëndetshëm.

5. Çaji i gjelbër ndihmon në humbjen e peshës

Të gjithë dëshirojmë të humbim peshë dhe largojmë ato kilogramë të tepërt që vështirë largohen. Çaji i gjelbër mund të ndihmoj të arrish atë qëllim! Vetëm me dy gota në ditë ju mund të rritni metabolizmin tuaj. Sigurisht që keni parë nëpër barnatore dhe supermarkete të gjitha ato llojet e medikamenteve nga çaji i gjelbër dhe përderisa nuk kemi njohuri për rreziqet që ndoshta mund të sjellin, të pish çajin e gjelbër natyral të ndihmon të humbësh disa nga kilogramët e padëshirueshëm!

6. Çaji i gjelbër zvogëlon prishjen e dhëmbëve

Keni probleme të shumta me dhëmbët dhe frikësoheni se po ju prishen? Pra, një dobi tjetër shëndetësore e çajit të gjelbër është edhe aftësia e parandalimit të prishjes së dhëmbëve! Në fakt ndihmon në vrasjen e baktereve që shkaktojnë pllakëzimin në dhëmbët e tuaj dhe nëse pini çajin e gjelbër ju do të zvogëloni rrezikun e sëmundjes së mishit të dhëmbëve.

7. Çaji i gjelbër lufton alergjitë

Jeni njëri apo njëra nga ato që vuani nga alergjitë kur ndryshojnë sezonet? Nëse fillon të pini çajin e gjelbër nuk do t’i vëreni të gjitha ato alergji edhe aq shumë. Çaji i gjelbër jo vetëm që të ndihmon të mos teshtish, kollitesh dhe të kesh sy të përlotur, por gjithashtu bllokon prodhimin e histaminës dhe imunoglobulines E. Që të dyja janë vërtetuar që nxisin dhe krijojnë reaksion alergjik.

8. Çaji i gjelbër zvogëlon dhe parandalon aknet

Një dobi tjetër shumë e mirëseardhur e çajit të gjelbër është edhe parandalimi i akneve. Përbërësit antibakterial sulmojnë dhe vrasin aknet para se të fillojnë! Nëse rastësisht ndodh të keni ndonjë akne ndonjëherë atëherë çaji i gjelbër ndihmon në zvogëlimin e skuqjes dhe ënjtjes. Sa e mirë do të ishte kjo?

Atëherë, pse mos të fillojmë të pijmë këtë çaj duke i ditur të gjitha këto dobi të mira shëndetësore që çaji i gjelbër i sjell shëndetit?
Diçka që duhet të mbajmë mend është se kur të fillojmë ta pijmë këtë çaj mos ta teprojmë duke e rënduar me sheqer. Ta pijmë çajin me shumë pak sheqer që t’i arrijmë të gjitha dobitë shëndetësore! /PK/.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Livanda përmison sistemin nervor

Categories

Archives