Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dobitë nga panxhari

Dobitë nga panxhari

Vetëm një porcion i panxharit mund të rrisë nivelin e energjisë dhe të ulë nivelin e kolesterolit. Po ashtu mund të reduktojë rrezikun nga krijimi i kancerit dhe të lehtësojë simptomat e artritit. Konsumimi i panxharit do të sjellë shumë përparësi, prandaj duhet të gjendet çdo ditë në pjatat tuaja. Ju sjellim përparësitë më të rëndësishme të panxharit!

Dobësimi

Panxhari ka shije paksa të ëmbël, por një filxhan panxhar përmban vetëm 60 kalori dhe shumë fibra, për çka bëhet ideal në luftën me kilogramët e tepërta. Sheqernat në panxhar janë karbohidrate komplekse dhe për dallim nga sheqeri i bardhë, kaloritë nga panxhari vijnë me shumë nutrientë dhe fitokimikate që janë të shkëlqyeshme për shëndetin tuaj.

Shëndeti i truri dhe më shumë energji

Panxhari është i pasur me nitratet e pasura të cilat në trup shndërrohen në oksidin e nitratit i cili zgjeron enët e gjakut, shpejton qarkullimin e oksigjenit dhe nutrientëve, ndërsa juve ju jep më shumë energji. Hulumtimet kanë treguar që oksidi i nitratit shpejton efikasitetin e punës së mitokondrive në të cilat lirohet energjia e nevojshme për proceset jetësore. Ju sjellim edhe rezultatet përfundimtare të hulumtimit, të cilat janë impresive:

• Vetëm 70 ml lëng i panxharit redukton nivelin e tensionit të gjakut për 2 për qind.

• Te zhytësit profesionalë me vetëm 70 ml lëng të panxharit gjatësia e mbajtjes së frymës rritet për madje 11 për qind.

• Çiklistet që pinë 500 ml lëng të panxharit mund të vozisin madje 20 për qind më gjatë.

Viagra natyrale

Qysh në kohërat e lashta, romakët e vjetër e kanë përdorur panxharin si afrodiziak. Edhe pse shumë bimë në kulturat e vjetra janë konsideruar afrodiziakë, për panxharin është dëshmuar shkencërisht një efekt i tillë. Kështu, panxhari përshpejton qarkullimin e gjakut në zonën e gjenitaleve. Po ashtu panxhari përmban shkallë të lartë të mineralit të borit, i cili nxit lirimin e hormoneve seksuale.largea_panxhari231351025392

Antioksidant i fuqishëm

Antioksidantët parandalojnë sëmundje të ndryshme dhe plakjen e parakohshme. Panxhari është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C dhe manganit të cilat e bëjnë antioksidant të fuqishëm. Ngjyra e kuqe e panxharit vjen nga grupi i fortë i antioksidanteve, të njohura me emrin betacianine, të cilët reduktojnë rrezikun nga krijimi i kancerit, sëmundjet e zemrës, diabeti dhe inflamacionet.

Veprim antiinflamator

Inflamacioni mund të krijohet për shkak të faktorëve të ndryshëm, ndërsa njëri nga ta është edhe stresi. Stresi kronik mund të shkaktojë inflamacion kronik i cili është i lidhur me krijimin e gjendjeve të ndryshme dhe sëmundjeve siç janë:

• Rrudhat

• Ndjeshmëria në infeksione

• Kanceri

• Artriti

• Bronkiti

• Sëmundjet kronike

• Diabeti

• Tensioni i lartë i gjakut

• Osteoporoza

• Sëmundjet e zemrës

• Kandidiaza

• Preventiva e kancerit

Rezultatet preliminare të hulumtimeve sugjerojnë që panxhari është i shkëlqyeshëm në parandalimin e krijimit të kanceri të lëkurës dhe mushkërive. Hulumtimet tjera tregojnë që lëngu i panxharit mund të ngadalësojë rritjen e qelizave kancerogjene, për ç’arsye përhapet në trup më ngadalë.panxhari_ngadaleson_plakjen_dh

Detoksimi

Antioksidantët e panxharit nxisin lirimin e trupit nga substancat toksike. Kështu, gjatë konsumimit të panxharit, substancat toksike në trup neutralizohen dhe bëhen të tretshme në ujë dhe lirohen përmes urinës. Për këtë arsye panxhari është një nga ushqimet më të mira për ruajtjen e shëndetit të të gjitha qelizave të trupit, respektivisht të organizmit në përgjithësi.

Shëndeti mental

Betacianinet në panxhar janë treguar efikase në shërimin e depresionit. Panxhari përmban edhe triptofan, i cili liron mendjen dhe krijon ndjenjën e rehatisë, ngjashëm si çokollata, prandaj shijojeni!

Categories

Archives