Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Dobitë e natës së Kadrit


Dobitë e natës së Kadrit


nata e kadrit 2013
Ebu Hurejre (radiallahu anhu) transmetoi se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka
thënë:
“Kushdo që fal namaz të natës në natën e Kadrit me Iman (besim të fortë) dhe duke kërkuar
shpërblim, do t’i falen të gjitha mëkatet e mëparshme.” (1)
Ky hadith është dëshmi për dobitë e natës së Kadrit, si dhe faljen e namazit gjatë saj. Kjo tregon
në atë se kjo është një natë e madhe, të cilën Allahu e ka nderuar dhe e ka bërë më të vlefshme
se njëmijë muaj në lidhje me bekimet që gjinden në veprat e mira të cilat bëhen në të. Kështu,
kjo është më e mirë se adhurimi i një mijë muajve dhe është e barabartë me tetëdhjetë e tre vite e
katër muaj. Për shkak të kësaj, kushdo që fal namaz të natës me besim të vërtetë dhe duke
shpresuar shpërblim në të, do t’i falen mëkatet e kaluara. Janë edhe disa vargje në lidhje me këtë
dobi:
Allahu thotë:
“Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në një natë të bekuar. Vërtet, Ne jemi paralajmërues të
përhershëm. Në atë natë dekretohet çdo çështje e parapërcaktimit..” (2)
Prandaj, ajo është një ‘natë e bekuar,’ që do të thotë se ajo posedon mirësi dhe bekime të shumta
për shkak të cilësisë së saj dhe shpërblimit të madh që e pret atë që bën vepra të mira në të. Në
mesin e bekimeve të tija është edhe ajo se Allahu e ka shpallur Kur’anin në të. Allahu thotë:
“Vërtet, Ne e kemi zbritur atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është
nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Në atë natë zbresin engjëjt dhe
Rruhu (Xhibrili) me lejen e Zotit të tyre me të gjitha vendimet. (E tërë ajo natë) është paqe,
derisa të agojë.” (3)
Ibn Kethir (radiallahu anhu) tha në lidhje me thënien e Allahut: “Në të zbresin engjëjt dhe 

Rruhu”:
“Kjo do të thotë se zbritja e engjëjve shtohet gjatë asaj nate për shkak të bekimeve të mëdha të
saj. Engjëjt zbresin së bashku me zbritjen e bekimeve dhe mëshirës, ashtu siç zbresin gjatë kohës
kur lexohet Kur’ani dhe i rrethojnë vendtubimet në të cilat përmendet Allahu dhe i hapin krahët
e tyre për kërkuesin e vërtetë të diturisë, duke shfaqur kështu respekt për të.” (4)

Kjo natë ndodh vetëm në Ramazan, meqë Allahu e ka shpallur Kur’anin në të. Ai na informoi se
shpallja e tij ka ndodhur gjatë muajit të Ramazanit në thënien e Tij: “Vërtet, Ne e kemi zbritur
atë (Kur’anin) në natën e Kadrit.” (5)
Dhe thënia e Tij: “Muaji i Ramazanit në të cilin është shpallur Kur’ani.” (6)
Ko do të thotë se shpallja e tij prej Allahut të Dërguarit të Tij (salallahu alejhi ue selam) filloi në
të.
Thënia e Allahut: “Nata e Kadrit” gjithashtu tregon në nderin dhe pozitën e asaj nate, siç
thuhet: “Filan personi ka shumë Kadr”. Lidhja e ‘natës’ me el-Kadr është bashkimi i veçorisë
përshkruese ndaj saj, kështu duke ia dhënë domethënien e ‘Një Nate të Ndershme’. Fjala ‘elKadr’, po ashtu mund të jetë referencë ndaj parapërcaktimit dhe rregullimit të çështjeve.
Kështu, bashkimi i saj me fjalën ‘nata,’ ka për qëllim tregimin e një vendi apo kohe në të. Pra,
domethënia e kësaj është: ‘nata në të cilën dekretohet tërë ajo që do të ndodhë vitin vijues.’ Kjo
është e ngjashme me thënien e Allahut: “Në atë natë dekretohet çdo çështje e parapërcaktimit.”
(7)
Katade tha për këtë: “Në të dekretohen çështjet e vitit që vjen” (8) dhe Ibn El-Kajjim tha se ky
është mendimi korrekt. (9)
Ajo që duket të jetë më korrekte është ajo se asgjë nuk e kufizon mundësinë e këtyre dy
kuptimeve, dhe Allahu e di më së miri.
Thënia e Tij: ‘me Iman’ do të thotë me bindje të plotë në atë çka Allahu ka përgatitur për ata që
falin namaz gjatë kësaj nate madhështore. Dhe, ‘duke shpresuar shpërblimin’ do të thotë të
kërkosh shpërblimin dhe arritjen e shpërblimit.

Kështu, kjo është një natë e madhe, të cilën Allahu e ka zgjedhur për fillimin e shpalljes së
Kur’anit. Muslimani duhet ta pranojë peshën e vlerës së saj, duke e ruajtur atë dhe duke e
kaluar atë në adhurim me bindje të fortë dhe duke kërkuar shpërblimin e Allahut, me qëllim që
Allahu t’ia falë atij të gjitha mëkatet e kaluara. Kjo është ajo për të cilën Pejgamberi (salallahu
alejhi ue selam) na pralajmëroi në lidhje me të qenit i shkujdesur ndaj kësaj nate dhe të qenit
neglizhent ndaj kalimit të saj në adhurim, e që si pasojë Muslimani të parandalohet prej mirësisë
së saj.
Ebu Hurejre transmetoi se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thënë:
“Ramazani ju ka ardhur juve – muaj i bekuar. Allahu e ka bërë obligim agjërimin në të. Gjatë
këtij muaji, portat e Xhenetit hapen, portat e Xhehenemit mbyllen dhe djajtë lidhen me zinxhirë.Allahut i përket një natë në të, e cila është më e mirë se njëmijë muaj. Kushdo që parandalohet 

prej mirësisë së saj, ai është privuar.” (10)
Muslimani duhet që të lutet shumë në netët në të cilat kërkohet nata e el-Kadrit. Ai duhet të
lutet me atë me të cilën Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) e udhëzoi A’ishen (radiallahu
anha) kur ajo e pyeti atë: “Çka nëse unë e di se në cilën natë do të jetë nata e el-Kadrit, çfarë
duhet të them?” Ai (sallallahu alejhi ue selam) tha: “Thuaj: O Allah, vërtet Ti je Falës, Ti e do
faljen, pra më fal mua.” (11)
Ibn Kethir tha:
“Është e rekomanduar që të lutemi në të gjitha kohërat dhe (të lutemi) më shumë gjatë muajit të
Ramazanit, në dhjetë ditët e fundit të tij dhe në ditët tek të tij. Është shumë e rekomanduar që të
kërkohet me këtë lutje: “O Allah, vërtet Ti je Falës. Ti e do faljen, pra më fal mua.” (12)

Fundnota
(1) el-Buhari (4/2550 dhe Muslimi (759)
(2) Suret-ud-Duhan 3-4
(3) Suret-ul-Kadr 1-5
(4) Tefsir ibn Kethir (8/465)
(5) Surat-ul-Kadr 1
(6) Surat-ul-Bekare 185
(7) Suret-ud-Duhan 4
(8) Transmetuar nga et-Taberani në Tefsirin e tij (25/65) si dhe el-Bejheki në librin e tij Feda’il-ul-Eukat (f.216). Zinxhiri i tij i
transmetimit është sahi.
(9) Shiko Shifa’-ul-Alil të Ibn Kajjim (f.42)
(10)Ky hadith transmetohet nga Ahmed dhe en-Nesa’i. Shiko kontrollimin e Ahmed Shakirit të Musnedit (nr.7148) dhe Sahi etTerghib uet-Terhib të el-Albanit (1490) si dhe Temam-ul-Mineh (395)
(11)Transmetuar nga et-Tirmidhi dhe Ibn Maxhe me zinxhir autentik. (Lutja e transliteruar nga Arabishtja është: “Allahume Ineke
Afuaun Tuhibul-Afua Fe’afu’ani”)
(12)Tefsir Ibn Kethir 8/472

Nga Abdullah ibn Salih El-Feuzan
Burimi: Ahadith Es-Sijem

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Zekatul fitri

Categories

Archives