Tuesday, 22/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dobitë e namazit (salat)

Dobitë e namazit (salat)
namazi

Sa i përket rolit të namazit në tejkalimin e barrës së brengave, depresionit, ankthit dhe stresit nga zemra dhe në shërimin e sëmundjev të tij, individi duhet ta kuptojë patjetër se nuk ekziston asgjë më tepër, më e vlershme, më e këndshme, më inteligjente dhe më e bukur sesa gjendja e të qëndruarit para Krijuesit, përkulja ndaj Tij dhe lidhja e zemrës dhe e shpirtit me praninë dhe afërsinë e All-llahut, gëzimi ndaj jehonës së shqiptimit të lutjeve të Tij dhe shkrirjes tërësisht të ekzistencës, vetëdijes, trupit, mendjes, shpirtit dhe veprimtarisë në përvojat më të gëzueshme shpirtërore dhe fizike të namazit. Në namaze individi e vë në përdorim tërë qenien e vet (gjymtyrët, venat, arteriet, eshtrat, poret dhe çdo qelizë të trupit të vet) së bashku me Krijuesin dhe ai vetveten, mendimet e veta, kujdesin, fokusimin, përqëndrimin e shikimit dhe respektin e drejton vetëm ndaj Zotit të vet. Gjithashtu, në namaz, individi e shkyç funksionin e vet motorik të adhurimit të kësaj bote, krijesave të saj, punëve, shqetësimeve, verbërive kontakteve dhe pështjellimeve të kësaj bote dhe ai shndrit nga një dritë shkëlqyese e Krijuesit të vet, e vë në veprim magnetin e pagabueshëm të devotshmërisë dhe adhurimit dhe qëndron para Tij me tërë qenien e vet, me zemrën, shpirtin dhe trupin e vet dhe secilës gjymtyrë ia ofron rastin për ta adhuruar Zotin e vet dhe që të lahet në lotët e dashurisë dhe të mallëngjimit për ta takuar Atë, në lotët e pendimit për mëkatet e veta dhe në lotët që e joshin dashurinë e All-llahut dhe bashkëndijimin për t’ia falur mëkatet robit të vet, të cilat mëkate i ka bërë dhe ta ngrisë në pozitë. Secila gjymtyrë (ekstremitet) do të veprojë në përputhje me atributet e veta të lindura. Zemra do të tërhiqet nga ana e Krijuesit dhe Fillestarit të saj dhe ajo do të pushojë në qetësinë më të rëndësishme dhe më madhështore të afërsisë së Tij. Të këtilla janë forcat shëruese të namazit. Ai është ushqim i trupit dhe i shpirtit.

Qetësia, gëzimi, fati, rehatia, kënaqësia dhe ekstaza shpirtërore janë vetëm disa nga dobitë që zemra e shëndoshë është mësuar t’i ketë. Këto substanca të këtilla delikate dhe të ushqyeshme mund të jenë ndonjëherë jo të përshtatshme për zemrën e sëmurë, e cila vepron si një trup i sëmurë. Në këtë rast namazet janë transformimi i saj më i mirë për të marrë ndihmën e nevojshme dhe për t’i kënaqur interesat e veta në këtë botë dhe në botën e ardhme. Namazi e ndihmon gjithashtu zemrën që t’i mposhtë fatkeqësitë në këtë dhe në botën e ardhme. Ai vepron si mburojë kundër bërjes së mëkateve dhe gabimeve. Me vullnetin e All-llahut, lutja e vërtetë dhe e sinqertë mund t’i ndalojë sëmundjet fizike ose edhe t’i shërojë ato. Lutja e vërtetë e ndriçon zemrën dhe fytyrën, e freskon trupin, e zgjon shpirtin, e bekon fitimin, i largon padrejtësitë, i pengon mendimet e palejueshme dhe i neutralizon synimet e paligjshme, si dhe e zbut zemërimin e All-llahut dhe robin e vet e mëshiron dhe ia fal gabimet.

Sa i përket rolit të namazit në shërimin e sëmundjeve fizike, në sunen e Ibn Maxhxhes është shënuar se i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, e kishte parë njëherë Ebu Hurejren duke pushuar, sepse kishte dhembje barku. E pyeti: “Ebu Hurejre, a të dhemb barku tani?” Ai e pohoi. I Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, i tha: “Ngritu dhe falu, sepse ilaçi qëndron në lutje”. Nëse zemra e mjekut laik nuk pajtohet ose nuk e ndien veten mirë në këtë shkallë të ilaçit, atëherë ai duhet të jepet në kohë të caktuara që lidhen me profesionin e mjekut. Kanë thënë gjithashtu se namazet janë sport i mirë për trupin dhe zemrën. Ata e mishërojnë ushtrimin për tërë trupin, duke përfshirë: ngritjen, përkuljen, sexhden, uljen, dhe dhikri i tyre në çdo namaz disa herë në ditë. Lëvizjet e tilla ndihmojnë muskujt e individit dhe shumicën e nyjave dhe e lehtësojnë qarkullimin e gjakut nga arteriet dhe sigurojnë ushtrime të lehta natyrore për barkun, zorrët dhe mushkëritë e individit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Edukata dhe norma e mbathjes se kepuceve

Nga ana tjetër, sëmundjet e ateizmit, laicizmit, blasfemisë, diskutimeve kundër urdhrave të All-llahut, refuzimi i pasimit të rrugës së të dërguarve të Tij të bekuar, kundërvënia ndaj besimtarëve, ikja nga përgjegjësia në kuptim të fitimit të disa të mirave individuale të përkohshme dhe mosfalënderimi ndaj veprës së All-llahut në kohën kur njeriu varet nga gjërat që jep Ai etj. Këto përpjekje që të ndryshohet etika dhe vlerat që krijuesi ynë i ka bërë pjesë përbërëse të njerëzimit dhe sajimi i ligjeve dhe amandamenteve laike përballë ligjeve të All-llahut, një arrogancë e tillë dhe zemërngurtësia, të gjitha këto sëmundje vetëm mund të bëhen të përshtatshme duke u ballafaquar me temperaturën intensive të zjarrit të Xhehennemit. Natyrisht, kjo është mjekësia e njerëzve të pafatë. All-llahu i gjithëfuqishëm thotë:
“E do t’i shmanget asaj, ai që është më i keq, i cili do të hyjë në zjarrin e madh. Dhe aty as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë”. (El A’ëla) dhe
“Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort. Që aty nuk hyn tjetër, pos atij që është më i prishuri, i cili përgënjështroi dhe u zmbraps”. (El Lejl, 14-16)

Sa i përket dobive nga lutja e shpeshtë: “Nuk ka vullnet ose fuqi veç asaj të All-llahut” (La havle ve la kuvvete illa billah), kjo lutje ka fuqi t’i mposhtë sëmundjet fizike, mendore dhe emocionale vetëm nëpërmjet të vërtetës së thjeshtë të vënies së gjërave në vendin përkatës, aty ku e kanë vendin; me rastin e heqjes dorë të pranimit të pushtetit të individit mbi pushtetin autentik dhe origjinal; me rastin e marrjes së gjërave me synimet e tyre egosite dhe kalimtare; me rastin e nënshtrimit ndaj vullnetit më të lartë dhe pranimi dhe përshkrimi i një pronësie të tillë Drejtuesit të vërtetë, fuqia e të cilit përfshin të gjitha ndryshimet që veprojnë në botët e ulëta dhe të poshtme. Përveç fuqisë së kësaj lutjeje për t’i ndjekur shpirtrat e këqij, ekziston një qëndrim i përgjithshëm ndër besimtarë se asnjë melek nuk mund të ulet nga Xhennetet as të ngritet deri atje përveç me ndihmën e vullnetit të madhërishëm të All-llahut, Zotëriut, Krijuesit, Ushqyesit dhe Mbajtësit të botëve.
Mjekesia E Pejgamberit (ibn Kajjim El-xhevzi)

 

Tags:

Categories

Archives