Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dobitë e mjekësisë

Dobitë e mjekësisë

Ekziston pajtueshmëria e përgjithshme se shfrytëzimi i të arriturave të mjekësisë është hallall. Disa thonë e kjo është edhe e preferueshme. Argument për këtë thënie kanë hadithin: “Shfrytëzoni mjekësinë.”

mjekesia

Po ashtu është e njohur se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, i ka shfrytëzuar ilaçet, si në sëmundje, ashtu edhe kur ishte i shëndoshë.
Kur ishte i shëndoshë, i hante hurmat, kungujt dhe shalqijt. I hante me masë, pushonte pas drake dhe i bashkonte dy namaze. Po ashtu pinte lëng të fikut, rrushit të thatë ose prej pemëve të ngjashme.
Ndonjëherë ishte edhe i sëmurë dhe siç transmeton Aisheja, radijall-llahu anhu, vinin shumë mjekë, arabë dhe joarabë për ta shëruar.
Hishami i ka thënë Aishes, radijall-llahu anha, se është mahnitur me njohuritë e saj të mjekësisë dhe shkathtësinë e përdorimit të ilaçeve. E ajo i është përgjigjur: “Kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, sëmurej, vinin shumë mjekë për ta shëruar dhe prej tyre e kam mësuar gjithë këtë.”
Ka`bi ka thënë: “All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë: `Unë e jap shëndetin dhe ilaçet, pra le t`i përdorin njerëzit ato`”
Por, ka edhe një grup të cilët konsiderojnë se duhet shmangur mjekësinë. Po ashtu ka edhe një thënie të Ahmedit ku ai thotë se duhet shmangur mjekësië. El-Mervezi në veprën Ehadith ka thënë: “Është hallall ta përdorim mjekësinë, por është më mirë t`i shmangemi asaj.”
Një here e kanë pyetur Ahmedin se a duhet të kujdesen për njeriun i cili ishte shumë i sëmurë, por e refuzonte trajtimin e mjekësisë e ai ka thënë: “Jo, sepse ky njeri është mbështetur në All-llahun.”
Në një rast tjetër, Is`haku e ka pyetur Ahmedin se a duhet njeriu i cili është i sëmurë të marrë ilaçe apo duhet t`i refuzojë, e ai ka thënë: “Do të isha më i gëzuar sikur ai të mbështetej në All-llahun, subhanehu ve teala, e të refuzonte marrjen e këtij ilaçi.”
Ibn Abbasi transmeton se një grua i ka ardhur Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve selem, dhe i ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, lute All-llahun të më shërojë.” E ai është përgjigjur: “Unë do ta lus All-llahun dhe Ai do të shërojë, por nëse je e gatshme t`i durosh dhembjet, do të fitosh në Xhennet.” Gruaja atëherë tha: “O i Dërguari i All-llahut, atëherë mos e lut, jam e gatshme t`i duroj dhembjet.” Këtë hadith e kan regjistruar Buhariu dhe Muslimi.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Ka shtatëdhjetë mijë prej ummetit tim që do të hyjnë në Xhennet pa dhënë llogari. Ata janë që asnjëherë nuk e kanë përdorur hekurin e nxehtë për shërimin e plagëve, nuk kërkonin shërim (permes shkrimeve e hajmalive etj.), që nuk parandjenin (nuk binin në pesimizëm kur zogu kalonte në anën e majtë apo kur macja e zezë ua prente udhën etj.), dhe ata që janë mbeshtetur në All-llahun.” Këtë hadith e ka transmetuar Buhariu
Alaudin ibn el-Atari ka cituar fjalët që vijojnë të autorit të këtij libri: “Të gjithë muslimanët janë të pajtimit se nuk është obligim të merret ilaçi, por në anën tjetër kemi hadithin të cilin e transmeton Ahmedi ku qëndron se është obligim. Këtë hadith e ka transmetuar Ibn Tjemijje e në të thuhet: `Shfrytëzojeni mjekësinë, sepse ajo është hallall”.
Ka  një tregim mbi Ebu Bekrin, radijall-llahu anhu, të cilin e kanë pyetur se a t`ia sjellin mjekun, e ai është përgjigjur se ai vetëm se e ka vizituar. E kur e pyetën se çfarë i ka thënë mjeku, ai është përgjigjur: “Mjeku më tha: `.. vërtet Zoti yt punon çka dëshiron”. (Hud:107)
Ebu Derdanë e kanë pyetur: “Për çka ankohesh?” Ai është përgjigjur: “Për punët e këqija.” Atëherë e kanë pyetur: “Çfarë don?” Është përgjigjur: “Mëshirën e Zotit tim.” E kur e kanë pyetur se a t`ia sjellin mjekun, ai ka thënë: “Vetë mjeku është ai që më ka bërë të sëmurë.”
Disa nxënës shkuan në vizitë te mësuesi i tyre dhe e pyetën se a dëshiron t`ia sjellin mjekun, e ai është përgjigjur: “Edhe sikur ta përdorë gjithë diturinë e tij dhe ilaçet për të më shëruar, mjeku nuk mund ta ndryshojë atë që më është caktuar.”
Autori i këtij libri vëren se varësia e vërtet është – varësia e zemrës që mbështetet në All-llahun. Kjo nuk është në kundërshtim më rrugët dhe mënyrën e shërimit, e shumica e tyre varen nga ndonjë send. Pra, mjeku i urtë do të bëjë atë që duhet bërë, e pastaj do të mbështetet në All-llahun kur është në pyetje rezultati përfundimtar.
All-llahu i Lartësuar thotë: “… dhe te t`i bartin armët…” (Nisa:102)
Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Mbështetu në All-llahun, por prapë lidhe devenë tënde.”
Po ashtu ka thënë: `Mbyllni dyert, e unë do të fshihem në shpellë tri ditë`
Ndoshta ndonjë sëmundje do të bëhet kronike, e ne do të bëhemi të varur nga ilaçi i tij. Ndoshta ndonjë ilaç do të ndihmojë, e ndoshta edhe jo!

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pema e ullirit është një pemë e begatë

 

Xhelaluddin Abdurrahman es-Sujuti

Tags:

Categories

Archives