Wednesday, 26/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dobitë e Misvakut



Dobitë e Misvakut

Një grup dentistësh nga Universiteti Mbreti Saud i Arabisë Saudite studiuan karakteristikat mjekuese të misvakut, ose shkopit për pastrimin e dhëmbëve që përdoret në përgjithësi në vendet arabe dhe aziatike dhe konkluduan se efektet e dobishme të misvakut për higjienën orale dhe shëndetin e dhëmbëve janë të barabartë, nëse jo më të mëdha sesa ato të furçave apo pastave të zakonshme të dhëmbëve.

Kërkimi identifikoi një numër total të 19 substancave natyrale të gjetura brenda misvakut të cilat janë të dobishme për shëndetin e dhëmbëve.
Misvaku përmban një numër të madh të antiseptikëve të cilët mbysin mikro-organizmat dëmtues në gojë; acide tenike që mbrojnë mishin nga infektimet; dhe vajëra aromatikë që rrisin nxjerrjen e pështymës.
Për shkak të antiseptikëve që i ka brenda, misvaku nuk ka nevojë të pastrohet, dhe për shkak se fijet e tij përdoren në mënyrë paralele e jo pingul, ai mund të arrijë më lehtë brenda dhëmbëve, ku furçat e zakonshme shpesh e huqin.

Sipas studimit, “Misvaku ka shumë karaktersitika mjekuese dhe mund të luftojë pllakat bakteriale, gurët e dhëmbëve, gjingjivitin, dhe gropat periodontale.” Studimi gjithashtu konludoi se përdorimi i përsëritur i misvakut lëshon limfën dhe silicën e freskët, një mineral të fortë që shkëlqen dhe që vepron si material gërryes dhe e bën largimin e njollave dhe gurëve të dhëmbëve.





Përktheu: Sefedin Muçaj