Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dobite e medha te abdesit


Dobite e medha te abdesit


abdesi dobite

Ti e ke të qartë se fillimi i vërtetë i namazit është abdesi.

Muhamedi sallahu aljehi ve selem thotë:

“Kur robi i Allahut merr abdes:
– dhe e lan gojën e tij, prej saj bien veprat e këqija.
– Kur ai e shpëlan hundën e tij, prej saj dalin mëkatet.
– Kur ai lan fytyrën, veprat e këqija bien prej saj, derisa dalin dhe nga nënvetullat e tij.
– Kur ai lan duart e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin nën thonjtë e tij.
– Kur ai e fërkon kokën, bien mëkatet nga koka e tij, derisa dalin edhe nga veshët.
– Kur ai lan këmbët e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin edhe nga thonjtë e këmbëve.

Pastaj e ecura për në xhami dhe namazi i tij do të jenë shpërblim shtesë për të (mbi shpërblimin e abdesit).” (Shënon Imam Ahmedi, Shuajb Arnauti e vlerëson shih.)

Ndieje gjatë marrjes së abdesit çdo fjalë të këtij hadithi. Shikoje ujin kur rrjedh prej gishtave, shikoje ujin kur pikat bien nga mjekra, kështu pastrohesh nga gjynahet dhe e ndien veten në atë moment të pastër.

 

Muhamed Husejn Jakubi

Përktheu: Ulvi Fejzullahu

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Kur salavati mbi Pejgamberin salAllahu alejhi we selem kthehet si shpërblim

Categories

Archives